TAGS-AT E JAVËS

Editorial30 Qershor 2024, 10:21

Vëlla Olsi po shkon në burg, po me vëlla Edin çdo të bëhet?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Vëlla Olsi po shkon në burg, po me vëlla Edin çdo të
Edi dhe Olsi Rama /

Dita që nuk ka ardhur kurrë, po vjen...

Në krah të vëlla Edit, vëlla Olsit i rrëshqiti këmba për në burg.

Në derë të SPAK-ut, i shpëtoi nga goja edhe “thesi” i gënjeshtrave.

Duke përtypur fjali pa lidhje, si huti që i zoti pulave i ka futur ca saçme poshtë puplave, harroi se kishte deklaruar se as nuk njeh anëtarë të kartelit të meksikan "Sinaloa", as ka lidhje me laboratorin e drogës së Xibrakës, as ka përdorur makinën AA 653 DM të një grupi trafikantësh, tashmë të dënuar me 104 vjet burg.

 Sapo droga i bllokoi grykën e rrylit të fytit, zuri të parin veten nga fyti.

Duke mbërthyer porositë e vëlla Edit, për të mohuar ato 18 udhëtimet me makinën e grupit të trafikantëve, për të cilat ka fakte, aksidentalisht ju zbërthye mbulesa e urës SPAK- Edi Rama.

Hallkës së sistemit të sigurisë, se familja kryeministrore është e pa prekshme, ju këput një element i vogël.

Vëlla Olsi, pranoi publikisht, se ka udhëtuar një herë me makinën e trafikantëve të drogës drejt Greqisë.

Pranimi i udhëtimit dy ditor të vëlla Olsit në Selanik, e bëri vëlla Edin despotik histerik.  

E kaloi edhe pushtetin e deklarateve dhe fakteve nën sundim, siç ka bërë deri sot me Ëngjëll Agaçin, Ilir Metën, Olta Xhaçkën, Sali Berishën, Ilir Beqjan, Fatmir Mediun, Frida Kricën, Artan Lamen dhe gjithë “dragonjtë” që i kanë dosjet dëng me dollarë.

Lëshoi klithmën e fortë, për të shurlluar veshët e Altin Dumanit, se vëlla Olsi nuk ka qenë me atë makinë në Selanik por në Sarandë.

Pra, sipas vëlla Edit, thjeshtë i rrëshqiti gjuha vëlla Olsit, por jo rrotat e makinës, sa të marrë përpara edhe qeverinë.

Edhe pse zemërimi i Zeusit vjen nga qielli, pelegrinët besnikë të narko shtetit të xhunglës, shkulin nga kalendat greke pyetjen, tani që vëlla Olsi po shkon në burg, po me vëlla Edin çdo të bëhet?!

SPAK-u, a ka këllqe ta mbyllë thesin që hapi vetë vëllai i kryeministrit, po trupat diplomatikë, për sa kohë do mund ta shtyjnë ditën ku të deklarohen se kartelet e drogës në Shqipëri drejtohen nga Olsi Rama, i rrezikshëm tashmë në gjithë Botën?!

Dita që nuk ka ardhur kurrë, po vjen.

Vëlla Olsi, e mbërtheu veten në fyt, në sy të fshatarëve të tij./Pamfleti

vëlla olsi vëlla edi burgu

Lini një Përgjigje