Ministrja e Shëndetësisë që vazhdon e shfaqet me të njëjtën paralizë paradoksale në përditshmërinë ministrore
Nuk kanë fund skandalet e shëndetësisë. Nuk kanë fund maskarenjtë dhe hajdutët që, pasi i kanë zënë frymën sistemit, vrasin njerëz. Sikur të mos mjaftonin këta, nuk ka fund as papërgjegjshmëria që del nga zyra e ministres së Shëndetësisë.
Dje u zbulua një nga skandalet më të mëdha të QSUT. Me prova, përgjime dhe fakte, në dorë të drejtësisë ka përfunduar një dosje që vërteton atë që dinë të gjithë: në QSUT ka mjek vrasës. Në qendrën më të madhe spitalore universitare të Shqipërisë, ka grupe kriminale të strukturuara që të thithin gjakun dhe të lënë të vdesësh si kafshë. Pa pik mëshire!
Kjo dihej dhe dihet. Këdo që fati i keq e përplas në dyert e QSUT e di se çfarë e pret. Lajm i mirë është që më në fund, një grup i strukturuar kriminal përfundoi në pranga.
Por ajo qe nuk shtyhet në asnjë lloj mënyre është apatia dhe papërgjegjshmëria deri në kriminalitet që rrjedh nga zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Albana Koçiu, ministrja kukull e Edi Ramës, edhe pse po mbush vitin në atë post, nuk pati as shkëndijën më të vogël që mund ta lidhë me punën e aq më pak me shëndetësinë.
Deri tani ajo mbahej mend vetëm për skandalin e zjarrit në Urgjencën e QSUT, që kurrë nuk u sqarua dhe akoma nuk është rikuperuar plotësisht. Të kishim qenë një vend normal, Albana Koçiu do të kishte dhënë dorëheqjen me kohë.
Por ajo, jo vetëm që nuk ka lëvizur nga karrigia, por vazhdon e shfaqet me të njëjtën paralizë paradoksale në përditshmërinë ministrore
Nga dje, Albana Koçiu do të mbahet mend edhe për një tjetër skandal: reagimin e paprecedent për grupin e strukturuar kriminal të dalë nga spitali Onkologjik. Si pjesë e një qeverie që nuk i njeh kufijtë e absurdit, lodra gjysmë e prishur e Ramës, pas publikimit të fakteve skandaloze të Onkologjikut, nuk e ndërpreu vizitën e përshëndetëse nga QSUT. Si një kukull e kurdisur që nuk di tjetër, përveçse atë për të cilën është programuar, ndërsa QSUT digjej nga skandali, ministrja e Shëndetësisë krihej para disa infermiereve të urdhëruara të buzëqeshin.
Skandal brenda skandalit!
"Jam e neveritur nga kjo histori", tha dje ministrja e Shëndetësisë dhe vazhdoi paturpësisht të shëtiste korridoreve bosh të Urgjencës që iu desh më shumë se 1 vit të vihej prapë në punë. Për t'ia arritur kësaj dite u desh të pushohej drejtoresha e QSUT, e afërme e Bablokut dhe të emërohej trashëgimtarja e nomenklaturës komuniste.
Albana nuk u mjaftua me kaq. Ndërkohë që media mbushej me përgjimet e mjekëve dhe infermierëve që me paratë e jetës së shqiptarëve, bënin plane për pushime në Maldive, marioneta e shëndetësisë, në darkë vonë dje publikoi Foto-albumin e vizitës së saj "historike" në QSUT.
A thua se jetojmë në Parajsë, ministresha më e paaftë që ka parë historia e shëndetësisë qeshte përpara aparatit fotografik, a thua se i shkonin punët fjollë.
Asnjë fjalë për skandalin. Asnjë qëndrim zyrtar. Vetëm foto dhe korridore bosh të QSUT.
Dhe për ta përmbyllur, pas mbledhjes së sotme të qeverisë, kukulla budallaqe e shëndetësisë doli e tha se ka nisur hetim administrativ për skandalin e Onkologjikut. EUREKA! E gjeti formulën me të cilën do të na shpëtojë ministrja e Shëndetësisë: me hetim administrativ.
Ky pra është niveli dhe meqë jemi katandisur në këtë pikë, meqë askush nuk ia ka shpjeguar, po i themi dy fjalë Albana Koçiut:
-Nga skandali i Onkologjikut është zbuluar një grup kriminal që vriste njerëz. Ata duhen hetuar për tentativë vrasje nga Kodi Penal o ministreshë. Nuk ia hedh dot ti me hetim administrativ. As ti, as ata.
Ju jeni për burg si vrasës të shqiptarëve. Prandaj ruaje stomakun e mos u neverit kaq shumë, dhe ik. Duhet të kishe dhënë dorëheqjen një vit më parë. E mira do të ishte të mos e kishe pranuar kurrë atë post, por të paktën ik sa nuk je zhytur më thellë./Pamfleti
Lini një Përgjigje