TAGS-AT E JAVËS

Editorial11 Korrik 2024, 15:46

Pazari Rama- Berisha ka garanci kullat e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Pazari Rama- Berisha ka garanci kullat e Tiranës
Kullat e Tiranës /

Paktet Berisha- Rama apo Rama- Berisha, përpara se të jenë politike, janë ndarje aksionesh në ndërmarrje biznesi. Në realitet ky çift ka në pronësi Shqipërinë...

Profesor Roland Miklau, ishte një nga gjykatësit më të njohur të Europës. Profesor i së Drejtës në Austri, lektor i katedrave më të njohura të ligjit në universitetet më të mira të kontinentit dhe ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë.

BE e dërgoi në Shqipëri në vitin 2008, për të parë mundësitë e një reforme në Drejtësi. Ai është dhe kreu i parë i EURALIUS. Në atë kohë shpërtheu një skandal i madh në selinë e BE-së në Tiranë, afera e së cilës u vu nën hetim nga Brukseli. Bëhej fjalë për një banesë copë- copë në Laprakë.

Miklau që ishte edhe një investigues i zoti dhe takonte mjaft njerëz në Tiranë, i shkroi një raport Brukselit. E gjitha kjo është një lojë: në Tiranë ka nisur një plan i madh për ndërtim kullash. Kanë mbërritur grupe të mëdha financiare nga e gjithë bota. Do ju kërkojnë që të merrni rezidencë në një nga këto gradaçiela.

Profesori i famshëm kishte plotësisht të drejtë. BE-së, ju propozua që të merrte me qira të gjatë, një kat në një nga kullat që po ndërtoheshin në Tiranë, përkatësisht 20 katëshi përballë RTSH-së.

Dhe e bukura ishte se propozimi kundrejt BE-së, nuk bëhej nga qeveria e Sali Berishës, por nga kryetari i bashkisë së Tiranës, e njëkohësisht lideri i opozitës Edi Rama.

Njeriu që ndërtoi kullën ishte edhe personazhi që ndërmjetësoi paktin Rama-Berisha në vitin 2008, pakt që përmbysi kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ai pakt aq tronditës, më shumë se një marrëveshje për të ndërtuar një republikë kryetarësh e për të ndryshuar kodin zgjedhor e ulur kompetencat e kreut të shtetit, ishte një Pazar i pastër financiar.

Njerëzit e afërt të Sali Berishës, ku pjesë ishte natyrisht familja e tij, morën leje për një mori kullash në Tiranë. Përkatësiht në atë kohë u prek Parku Kombëtar i Liqenit Artificial. Ku përveç Kullave pranë digës, nisi të ndërtohej edhe te zona që quhet Liqeni i Thatë, e që në fakt është pjesë e Parkut, pranë Kopshtit Zoologjik. Aty ndërtuan njerëz të Sali Berishës, djalit të tij, por edhe Fatos Nanos, Ilir Metës, e shumë, shumë të fortë.

U thye “akulli” që e ktheu atë zonë për shumë vite në një territor ku më pas ndodhën vrasje, pengmarrje, por edhe shumë pisllëqe të tjera.

Ai pazar ishte padyshim një allishverish i zi ku të dy palët prishën mjaft pika të paktit, siç Berisha nuk e mbajti premtimin për të mos prekur planin francez apo për të mos prekur Edi Ramën në krye të bashkisë, apo edhe Rama që bllokoi mjaft leje.

Gjithsesi, sa herë negocojnë këto dy persona, ka pasur gjithmonë një Pazar ndërtimesh përpara një ‘deal’-i politik.

Këto ditë po flitet për një tjetër pakt mes Berishës dhe Ramës. Ku kryeministri si kryetar i KKT miraton kullat mbi 12 kate, e që çuditërisht opozita duke e ditur mirë këtë gjë ka akuzuar vetëm Erion Veliajn, i cili nuk ka asnjë kompetencë për leje përmbi 12 kate. Pra të gjitha kullat e mëdha në Tiranë janë dhënë vetëm me firmën e Ramës.

E për të ardhur tek kulla 65 kate që thuhet se e ka marrë një person i afërt me Shkëlzen Berishën, duket se është pjesë e një marrëveshje të kryeministrit me Sali Berishën në arrest shtëpie, të cilit i dha edhe vulën e partisë Demokratike.

Po pse Rama bën marrëveshje me Berishën? Sepse njerëzit, apo klientët e tij, janë edhe klientë të Sali Berishës.

Sepse financuesit e Sali Berishës, janë edhe oligarkët që përfitojnë kontratat e mëdha të qeverisë së Edi Ramës.

Paktet Berisha- Rama apo Rama- Berisha, përpara se të jenë politike, janë ndarje aksionesh në ndërmarrje biznesi. Në realitet ky çift ka në pronësi Shqipërinë. Dhe pjesë të tij, natyrisht gjithnjë e më të vogël, ka edhe Ilir Meta e të tjerë…/Pamfleti

pazari rama-berisha kullat e tiranës

Lini një Përgjigje