TAGS-AT E JAVËS

Editorial 8 Korrik 2024, 10:59

Adriana e Ilir Beqjes, si Monika e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti
Adriana e Ilir Beqjes, si Monika e Ilir Metës
Ilir dhe Adriana Beqja /

Faktet dëshmojnë, se kanë fshehur, transferuar dhe kanë pastruar pasuritë e miliardat që kanë vjedhur bashkëshortët e tyre gjatë pushtetit...

Ish-ministri Ilir Beqja, tentoi të mohonte pronësinë e restorantit “Gzona”, duke thënë se gruaja e tij Adriana Beqaj, u bë me një mikun e saj, vetëm si menaxhere për t’i ofruar klientë “VIP”.

Pra, përdori të njëjtin marifet si Ilir Meta, që thotë se nuk ka asnjë pasuri; ndërsa pasuritë e miliardat që ka Monika Kryemadhi, ia ka dhuruar nëna dhe vëllai i saj, kur faktikisht janë pasuri të siguara me korrupsion, vjedhje e bllok ryshfetesh nga Ilir Meta.

Faktet dëshmojnë, se Adriana e hajdutit Ilir Beqja, është “lavatriçe” e pasurive si Monika e hajdutit Ilir Meta, të cilat kanë fshehur dhe pastruar miliardat që kanë vjedhur bashkëshortët..

Kështu sipas QKB-së, te firma “Albanian Food And Hospitality Lab Sh.p.k” që është restoranti “Gzona”, Adriana Beqja ka 55% të pronësisë dhe 45% i ka Arti Malaj familjar i saj, por “de-facto” restoranti është 100%  në pronësi të Ilir Beqjes, investuar me vlerë 1.1 milionë Euro.

Adriana e Ilir Beqjes, si Monika e Ilir Metës

Sipas hetimeve të BKH, është kanstatuar se në pronësi të Ilir Beqjes, fshehur pas gruas e familjarëve të saj, është ferma “Albania Ionian Coast Olive Oil” me 11 hektarë agrume, ullinj, vreshta, pemëtore, resort, bujtinë, fabrikë vaji, pijesh e lëngjesh ndërtuar në Finiq të Sarandës.

Këtë fermë, Ilir Beqja e ka regjistruar në emrin e bashkëshortes Adriana Beqja, ku legalisht ajo kishe 55% të pronësisë, ndërsa 45% të pronësisë i fshehu te Kristi Sinani, menaxher te kompania “INTECH+Sh.p.k” po e Ilir Beqjes dhe aktualisht specialist në Bashkinë e Tiranës.

Më 9 qershor 2023, ose 10 ditë pas arrestimeve për sterilizimin; Kristi Sinani dhuroi 45% të aksioneve të nëna Renata Sinani, por Ilir Beqja ka dhe 70% të fermën “Agro-Isaku-Finiq”.

Adriana e Ilir Beqjes, si Monika e Ilir Metës

Edhe këtë e ka fshehuar pas Kristi Sinanit, punonjësit të tij dhe ortakut të gruas Adriana Beqja; ndërsa 30% të fermës e ka regjistruar në emër të 6 familjarëve të tyre; madje ortak me 5% është dhe Llambro Zhupaj, pronari i firmës së ndërtimit “Gjozeza Sh.pk”, i cili po ndërton hotelin me 6 kate të Ilir Beqjes, buzë detit te zona turistike pranë Portit të Peshkimit në Sarandë.

Saktësojmë, se fermën “Agro- Isaku Sh.p.k”, Ilir Beqja e ka hapur më 9 janar 2019, dy javë para hapjes së restorantit “Gzona” te Kalaja e Tiranës; ndërsa pas 6 muajsh, më 13 qershor 2019 hapi fermën tjetër “Albania Ionian Coast Olive Oil-AICOO”, të dyja në emër të gruas e familjarëve.

Më 26 shkurt 2019, një muaj pas hapjes së restorantit “Gzona” dhe 10 ditë pasi Prokuroria e Tiranës ri-nisi hetimet për Ilir Beqjen, gruaja i dhuroi 35% aksione ortakut familjar Arti Malaj.

Më 20 shkurt 2020, kur ndaj Ilir Beqjes nisi hetimi nga SPAK, Adriana Beqja i shiti 15% të aksioneve të restorantit për 150 mijë lekë; ndërsa me 12 gusht 2021, krejt restoranti “Gzona” me investim 1.1 milionë Euro, iu shit për 1000 Euro, firmës “Delta Phrama” të mikut të Ilir Beqjes.

Hetimet për pasuritë e Ilir Beqjes, kanë zbuluar 80% aksione faktike te kompania “INTECH+Sh.p.k” që ka marrë 30 milionë Euro tenderë nga qeveria; por i janë zbuluar dhe 8 apartamente në Tiranë, 1 vilë në Lalz e 1 vilë në Dhërmi, të regjistruara në emrin e vajzës.

I janë zbuluar 5 apartamente e 2 lokale, te kullat në Lungomaren e Vlorës, të ndërtuar nga Kujtim Llapi nga Tepelena, ish-Drejtor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës e prej 5 vitesh, Drejtor i Operatorit Shëndetësor për Rajonin Jugor; i cili i ka ndërtuar me kompaninë “Mak 2010 Sh.p.k”, ku është ortak 34% me Marion Mitron, anëtar i bandës së Julian Sinanajt.

Kaq pasuri i janë zbuluar deri tani, por kur mjekët Edmond Gashi e Alketa Pere të Onkologjikut, kanë nga 15 apartamente, lokale e biznese; merret me mend, se sa pasuri mund të ketë Ilir Beqja, ish-ministri ikonë e korrupsionit, që ka dhënë 460 milionë Euro PPP e afro 2 miliardë Euro tenderë./Pamfleti

adriana e ilir beqjes monika e ilir metës

Lini një Përgjigje