TAGS-AT E JAVËS

Editorial11 Shkurt 2025, 18:38

Burgosja e Erion Veliajt, si një intrigë pallati

Shkruar nga Pamfleti

Burgosja e Erion Veliajt, si një intrigë pallati

Erion Veliaj është qartësisht një kurban politik, siç ka qenë Lulzim Basha për Sali Berishën. Një kurban që Edi Rama kërkon t’ja dedikojë “Perëndisë” Donald, si përkushtim për eliminimin e njerëzve të Sorosit…

Edi Rama doli sot, ndërkohë që duhet të dilte dje në drekë, pas arrestimit të Erion Veliajt. Nga darka, lajmëroi në rrjetet sociale se do të ketë takim me ndjekësit në mëngjes.

Kjo ishte shenja e parë e fortë për të thënë se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës nuk është urgjencë për mua dhe për Partinë Socialiste.

Lajmet ‘fake’ të shpërndara nga zyra e shtypit e Kryeministrit se anuloi takimet në Shkodër, nuk ishin relevante, pasi bëhej fjalë për dreka popullore që Babloku i Ymer Lalës nuk para i ka qejf. Bezdiset.

Një reagim normal i një kreu mazhorance për “mbretëreshën” ku është kapur ‘sheh’, do të duhet të ishte i menjëhershëm dhe energjik.

Pasi kështu jo vetëm do të motivonte ndjekësit e së majtës, por edhe të jepte një sinjal për ndërkombëtarët dhe opozitën.

Vetë vonesa e reagimit të Edi Ramës, ishte sinjali më i qartë se ai është një lloj bashkëfajtori tipik i komplotit ndaj Veliajt. Të cilin e kishte zhveshur nga të gjitha funksionet politike të drejtimit të partisë së kryeqytetit.

Ndërkohë, që siç po dalin faktet, një pas një, nga zyrat e Ramës ka dalë sponsorizimi për Belind Këlliçin si Kandidat, duke qenë familjar i njeriut të afërt të tij, e deri te furnizimi i materialeve në dëm të kryebashkiakut. Për të ardhur më pas, te Nesti Angoni.

Ndërkaq, gjithçka bëhet e qartë në një material të shpërndarë sot në mediat pranë kreut të qeverisë, ku theksohet se edhe nëse ndëshkohet Veliaj, e rëndësishme është që Edi Rama po punon për shqiptarët.

Reagimi pas 24 orësh u duk se ishte një sinjal i qartë se Rama e ka shitur Lalin, ndërkohë që përroi psiqik i mëngjesit të sotëm, nuk ishte një qëndrim politik. Të cilin e tha se do ta marrim në kohën e duhur dhe me durim.

Erion Veliaj është qartësisht një kurban politik, siç ka qenë Lulzim Basha për Sali Berishën. Një kurban që Edi Rama kërkon t’ja dedikojë “Perëndisë” Donald, si përkushtim të eleminimit të njerëzve të Sorosit. Në një kohë që vetë ai është njeriu më i afërt i George Soros, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Ballkan, dhe ka ndarë gjithmonë paratë e Fondacionit të tij. Së bashku me Lindën, që gjithashtu e ka pasur drejtuese të Shoqërisë së Hapur.

Arrestimi i Veliajt, është qartësisht një intrigë pallati, që pret domosdosmërisht daljen në fushë të Erionit. Si burrë, e baba që kreu i tij e ka dhunuar. Nuk mjafton simboli i ‘Mjellmës së Zezë’, Erion Veliaj duhet të marrë lapsin e letrën dhe të formulojë mendimet e idetë e tij. Është koha që të braktisë idenë e të qenurit një vasal, duhet të bëhet një lider, i cili mund të ringjallë jo vetëm Partinë Socialiste, por të gjithë politikën. Të shkruajë ato që mendon për të sotmen e të ardhmen, duke futur dhe shpirtin e tij si burrë, baba dhe politikan, që Babloku e ka dhunuar, thjesht për të ruajtur b*thën e tij./Pamfleti

burgosja e erion veliajt intrigë pallati

Lini një Përgjigje