Bijtë po riciklohen një nga një dhe të gjithë. E bija e Tefta Camit ish ministres se arsimit të Enver Hoxhës, ka kërkuar karrierë dhe karrierë i dhanë...
Alma Cami është "zbulimi" i fundit i kësaj qeverie. Bija e ish-ministres së arsimit të kohës së Enver Hoxhës, Teutës së famshme, është "rilindja" e radhës e Albana Koçiut, të dërguarës së Belinda Ballukut në këtë qeveri. Ajo ka marrë një post të lakmuar sot, drejtoreshë e QSUT, të njëjtit institucion ku nisi karrierën Ogerta Manastirliu që aktualisht është në SPAK, edhe për bëmat e bëra atje, dhe ku po e mbyll motra e ish gruas së Edi Ramës, për të njëjtën arsye: hetimeve të SPAK për tendera me ilaçet.
Albana Fico u emërua në vitin 2021 në atë post dhe pas djegies së Urgjencës që QSUT, një pikë nevralgjike e sistemit tonë shëndetësor, është vënë plotësisht në shënjestër të drejtësisë. Jo vetëm për aksidentin e çuditshëm të Urgjencës, por Fico është paraqitur disa herë në SPAK edhe prej abuzimeve këto 3 vjet me tenderat e barnave që QSUT i kryen vetë dhe që përmbledhin shuma të mëdha, sepse janë barna spitalor që përdoren për sëmundje të rënda.
Kjo do të thotë se, me shumë mundësi, Edi Rama nuk do ta mbajë premtimin qe i ka bërë ish-gruas, Delinës. Ai nuk do e shpëtojë dot nga burgu Albanën, motrën e saj, që ka vjedhur me lopata, herë për vete e herë për shefat e vet. Por ama ja ka dalë me shume sukses, të rilindë, siç i ka vënë edhe moton partisë së vet, të ngjashmit e Edi Ramës, bijtë e nomenklaturës koministe, të betuar të çojnë deri në fund amanetin e etërve të tyre: degradimin e plotë të Shqipërisë përballë botës.
E ardhur krejt nga hiçi, një njeri që kurrë as është dëgjuar e as ka shënuar ndonjë rekord në jetën e vet, Alma Cami është emëruar drejtoreshë e QSUT. Deri dje në postin e zëvendës drejtoreshës së Sanatoriumit, Almës duket se i ka ardhur koha, të marrë atë që nëna e vet e ka lënë amanet për së gjalli: një post drejtues.
Bijtë po riciklohen një nga një dhe të gjithë. E bija e Tefta Camit ish ministres se arsimit të Enver Hoxhës, ka kërkuar karrierë dhe karrierë i dhanë. Ajo do të ngjitet në gjurmët e së ëmës dhe nuk do të ishte çudi të bëhej edhe ministre më vonë. Fundja kështu janë ngjitur edhe të tjerë të ngjashëm para saj dhe deri sa amaneti i etërve të tyre të kryhet, kështu do të ndodhë.
Tefta Cami është ajo pjellë e nomenklaturës që gjatë gjithë karrierës së saj u shqua për luftën që i bëri deri lart në parti dhe deri tek vetë Enveri, bashkëpatriotit, Haxhi Lleshi. Në historinë e Shqipërisë, Tefta njihet si ministrja që nuk la letër pa shkruar e njohje pa shfrytëzuar kundër Haxhi Lleshit. Të dy nga Dibra. Atëherë kur në opinion udhëheqja shfaqej kompakte dhe në unitet të plotë, dy të ardhurit nga Dibra kanë qenë në një konflikt të përhershëm. Përfundimet dihen...
Muajt e fundit të 2023, Tefta u shfaq nëpër ekrane, dha intervista, për Enverin dhe atë kohë të shkuar që shqiptarët po mundohen të harrojnë. Pak muaj më pas shfaqet emri i së bijës dhe promovimi i saj.
Bijtë e etërve po rilindin. Një nga një, të gjithë!/Pamfleti
Lini një Përgjigje