TAGS-AT E JAVËS

Editorial25 Mars 2024, 15:45

Alarmi/ A po bën gati Vladimiri Sarajevën e re: Kush po i fryn putinistët e Tiranës?

Shkruar nga Pamfleti

 

Alarmi/ A po bën gati Vladimiri Sarajevën e re: Kush po i fryn
Vladimir Putin /

“Ajo që ndodhi në opera është një vepër e ISIS dhe duket si një ‘mjellmë e zezë’ që mund të sjellë Luftën Botërore”...

Pak ditë pas masakrës së tmerrshme të Moskës, Crocus City Hall, ku deri tani janë regjistruar 137 të vdekur, shërbimet sekrete të NATO-s, po e konsiderojnë këtë veprim si Sarajevën e re.

Përkatësisht, po e quajnë si sebepi që hapi luftën e Parë Botërore, pra vrasja e Arçidukës Ferdinand të Austro-Hungarisë, nga ekstremistët serbë të Bosnjës.

Në fakt nuk janë vetëm evropianët që e thonë këtë, por edhe zëra të rëndësishëm nga Rusia.

I pari e tha ish-shefi i madh i shërbimeve sekrete italiane dhe ministër i Brendshëm i Italisë për disa vjet, Marco Minniti, por edhe një politikan i rëndësishëm rus.

Grigorij Javlinskij, lideri i partisë liberale ruse- Jabolko, tha për të përditshmen Italiane ‘La Repubblica’, se “ajo që ndodhi në opera është një vepër e ISIS dhe duket si një ‘mjellmë e zezë’ që mund të sjellë Luftën Botërore”.

Sipas tij, Putin po kërkon me ngulm tezën ukrainase, për të zgjeruar konfliktin jashtë territoreve të pushtuara, e kjo po duket qartë në sulmin masiv që po kryen këto dy ditë me raketa ndaj pjesëve Perëndimore të Ukrainës, madje edhe në kufi me Poloninë.

Një portal në gjuhën angleze që ka një kanal mjaft të klikuar në Youtube, shfaqi dje nxjerrjen e raketave balistike bërthamore ruse nga depot, si një shenjë se Rusia ka të gjitha kapacitetet për të sulmuar Perëndimin e të mos interceptohet.

Ndërkaq, kreu i NATO-s, ka mbledhur sot në Bruksel këshillin e Ambasadorëve në një mbledhje të përbashkët me shtabin e Përgjithshëm, për të mobilizuar një numër më të madh trupash.

Siç i tha ‘Pamfleti’-t një burim diplomatik, se shërbimi sekret i NATO-s ka zbuluar se Moska do të përdorë tragjedinë e Crocus për të goditur shumë, po shumë ashpër Kievin.

E kjo mbi të gjitha bëhet për të testuar në mënyrë cinike nervat dhe këllqet e Aleancës Atlantike për reagim. E kjo nuk është gjë tjetër veçse i njëjti reagim që bëri Hitleri me Çekinë përpara se të sulmonte Poloninë, përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Burimi diplomatik, ka bërë të ditur për Pamfletin, se Putin kërkon të poshtërojë NATO-n që të mos jetë e gatshme të zbatojë nenin 5 të organizatës, që detyron anëtarët e saj që të hyjnë në luftë nëse një vend aleat sulmohet.

Para dy ditësh, Putin i afroi raketat në kufi me Poloninë. Por frika ekziston se Rusia këtë provokacion mund ta bëjë edhe në Rumani, që ndodhet në kufi me pjesën e aneksuar të Moldavisë-Transistrian, apo edhe në Ballkan, në kufi me Bosnjën, apo brenda në Bosnjë. E cila është realisht një shtab ushtarak i Putinit. Po flasim për Republika Srbskan e Dodikut, por edhe me Serbinë.

E është pikërisht këtu në Ballkan, ku janë përqendruar paratë e shumta të Kremlinit, për të mbajtur gjallë propagandën e tij të dominimit. Në televizione të rëndësishme të lidhura me qeverinë, gëlojnë “ekspertët” që e konsiderojnë që sot Vladimir Putinin një fitues të shahut botëror, ku dallohen qartë mbështetës të Erdoganit e pagatorë të Iranit të mullahëve. Ndërkohë që këto media qeveritare, nuk i japin asnjë hapësirë qëndrimit, mendimit apo ekspertizës Perëndimore që gëlon në mediat evropiane. Shqipëria është vendi i vetëm i NATO-s, ku nuk ka asnjë raportim nga Brukseli, ku çdo ditë mblidhet këshilli politik dhe ai ushtarak. Ku hartohen strategji dhe vendosen trupa, jepen fonde dhe vendosen madje edhe plane për të ndihmuar Ukrainën me armë moderne.

Në televizionet e Edi Ramës në Tiranë, këto lëvizje trajtohen të dëshpëruara, pasi sipas tyre gjithçka është mbyllur në favor të Vladimir Putinit.

Ndërkohë ambasadori rus në Ukrainë, sot ka folur për sulmin që Putin ka kryer ndaj Kievit me raketa hipersonike, e që duhet tani ndihma jonë. Orët, e jo ditët janë të numëruara për përplasjen e re të madhe që duket ka nisur…/Pamfleti

vladimir putin putinistët e tiranës sarajeva e re

Lini një Përgjigje

Editorial