TAGS-AT E JAVËS

Editorial25 Prill 2023, 10:15

A po e mbështet ambasadorja Yuri Kim Bablokun në këtë fushatë?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A po e mbështet ambasadorja Yuri Kim Bablokun në këtë
Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e Kryeministrit

Gomerët po zihen për “samarxhiun”...

Hajdutët as kanë pastruar veset, as kanë ndërruar instikam. Edhe ata që u rrinë me “kopaçe” mbi kokë, SPAK-u; me ik Llalla e eja Kraja; ik Kraja e hajde Dumani dhe nga ana tjetër KQZ, me para marsh e prapa kthehu Celibashi, apo diplomatët kinezë, përveç fonetikës, pra gjuhës, nuk kanë lëvizur as atomet e prapanicës.

Ata që lëvizin, shtyhen e pështyhen janë zbutësit e kafshëve në fshatin tonë.

Të zhgënjyer nga njëri-tjetri, të shurdhuar nga shamata, janë mbuluar me maska e kanë dalë rrugëve të fshatit si kopetë e veta.

Gomerët po zihen për “samarxhiun”.

Disa ankohen se ende e kanë kurrizin me plagë nga Saliu dhe Iliri, të tjerët se Babloku punon me hile, se gomerëve të vet u bën samar me stof, dhe të tjerëve me lëkurë që djersin dhe me “gozhdë” që nuk ua kthen majën mbrapsht.

Reklamat e Bablokut për “samarin” e ri janë lajmi i parë.  

Alegoria subjektive e sloganit të Edi Ramës “asnjë hap mbrapa, vetem përpara”, është një tip modeli amerikan, gjysëm i dalë boje e gjysëm shkëlqitmar. Ish shefi i FBI për New Yorkun McGonigal tmerron Bablokun jo vetëm të bëjë një hap mbrapa, por edhe të kthejë kokën atyre viseve.

Po alegoria objektive cila është?

Ecja përpara, operimi i historikut nëpër fletët dhe germat e korrupsionit, është po aq i frikshëm sa kthimi pas.

Nuk është klishe e palexuar pluhurosja e ambienteve ku tjetersohet vullneti i shqiptarëve.

Janë risi këto zgjedhje, ku të tërë i thonë aferim shëmbëlltyrës ku Babloku të paktën nuk po i blen publikisht votat me viza amerikane. 

Lëvizjet e shpejta të mafies së zgjedhjeve, synojnë të prodhojnë çuditë, pse Saliu është kurdisur si robot, pse Babloku është ç’koduar si budalla që ruan ca gomerë që vetëm hanë e dh*esin, dhe më interesantja, pse Yuri Kim nuk po vjedh vota për Edi Ramën?!/Pamfleti

yuri kim edi rama babloku zgjedhjet lokale shba

Lini një Përgjigje