Çfarë i kërkoi gruaja gjirokastrite liderit të demokratëve?
Tashmë që kanë kaluar disa muaj nga ndarja e ashpër ndërmjet Evi Kokalarit e Sali Berishës, gjërat po vijnë e sqarohen çdo ditë e më shumë për shkaqet e kësaj përplasjeje.
Siç mësohet, e gjitha ka ndodhur për kandidimin e kryebashkiakut të Tiranës. Evi Kokalari, i është afruar menjëherë Sali Berishës duke i prezantuar një ‘deal’: më kandido për kryebashkiake të të ofroj mbështetje kundër Lulzim Bashës.
Burime pranë grupit që ka negociuar mes palëve bëjnë të ditur se Kokalari është ofruar me një lobim të fortë për të imponuar ‘deal’-in. E ka qenë pikërisht Richard Grennell, i cili ka ardhur në Shqipëri më shumë se një herë e ka frekuentuar mjedise të biznesmenëve pranë opozitës, ku dhe ka prezantuar Evi Kokalarin.
Berisha e ka pranuar menjëherë, duke bërë të ditur se do ta kandidojë, duke kërkuar si kusht takime me personalitete amerikane, të paktën nga Kongresi dhe Senati.
Duhet marrë parasysh se e gjitha kjo negociatë ka ndodhur pas 19 majit 2021, pra pasi Sali Berisha është shpallur ‘Non Grata’ nga qeveria e SHBA.
Richard Grenell, ka bërë një deklaratë publike ku ka shprehur kundërshtimin e tij për ‘Non Grata’-n e Berishës. Është koha kur mediat pranë Sali Berishës e amplifikuan si një mbështetje nga qarqe republikane, e që në fakt kishin të drejtë. Pasi Grenell është një nga njerëzit e afërt të Donald Trump.
Kështu, Evi Kokalari mori pjesë në aktivitetet e Foltores së Berishës, deri më 6 mars, kur dhe ndodhi bashkimi i Berishës me Ilir Metën në Shtëpinë e Lirisë dhe fitorja në bashkinë Shkodër. E pikërisht aty, u prish gjithçka. Në momentin që Evi u takua me Ilir Metën, i cili i bëri të ditur se ai kishte kërkuar nga Berisha që të kandidohet Belind Këlliçi, duke e justifikuar si me sondazhe, e si me mbështetjen nga SHBA.
Kokalari i ka kërkuar se kush e mbështet në SHBA, e Meta i është përgjigjur se është lobi i republikanëve të Floridas që janë të afërt me Trump.
Evi, së bashku me Grenell i kanë përgënjeshtruar rastin, e pas kësaj ka ndodhur ndarja e fortë.
Ndërkaq, si fillim gruaja gjirokastrite nga Nju Jorku ka tentuar të marrë Forumin e Gruas nga Berisha, duke i kërkuar largimin e Albana Vokshit. Ky i fundit nuk ka pranuar, madje i ka thënë tekstualisht se nuk i bën kush shantazh Sali Berishës. Ky diskutim ka ndodhur thuajse në të njëjtën ditë që Evi Kokalari ka drekuar me Ambasadoren Yuri Kim në Tiranë. Berisha është frikësuar shumë se kjo është skemë që vjen nga qeveria amerikane. E në veshin e tij, Ilir Meta ja ka përforcuar, duke i thënë se Evi është një ‘kalë troje’. E gjitha më pas është histori, pasi nuk ka ditë që Kokalari nuk sulmon Këlliçin e Albana Vokshin. Po përse Sali Berisha e afroi Evin, kur e dinte që kishte dyshime, e aq më shumë kur kishte pasur mik të atin?
Sepse Berisha si gjithmonë i përdor ata që i ofrohen si mbështetës me kushte, ngaqë ai gjithmonë kërkon pasues, ushtarë, e jo kolonelë. Por nuk mbaron me kaq historia, pasi drama e Berishës ka nisur të pasurohet me mjaft dyshime të tij edhe ndaj Belind Këlliçit. Për të cilin ka aluçinacione se do t’i marrë partinë. Ndaj dhe e quajti “esmer natyral” pak kohë më parë. Realisht Belind Këlliçi është një shpresë e madhe brenda së djathtës, që e ka të domosdoshëm qarkullimin e elitave. Por kjo i takon një kapitulli tjetër, për të cilin do shkruajmë. / Pamfleti
Lini një Përgjigje