TAGS-AT E JAVËS

Editorial18 Prill 2023, 10:00

“Peshqit e mëdhenj” i kanë ndarë bashkitë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Peshqit e mëdhenj” i kanë ndarë bashkitë!
Peshqit e mëdhenj

“Në lëndinë në bar të butë, hedhin valle tre hajdutë”

Tre hajdutët më të mëdhenj, po “turbullojnë lumenjtë” e votave që po i orientojnë drejt “detit” të korrupsionit.

“Anija” lëkundet mes valëzimeve, ku ose mbyten të tre, ose të dalin në “breg” të tre.

Janë mjeshtër që ndryshimin dhe pakënaqësitë, t’i fryjnë si konflikte e konfliktet t’i provokojnë si qëllim kundër mafies, pra kundër vetvetes.

Kanë mjaftueshëm skllevër t’i duartrokasin edhe kur një kryeministër dhe një diplomat shtiren se po “zihen”, për një prokuror, që ç’po bën tjetër, veçse po mbron dosjet e krimit?!

Si përfitues, edhe pse në ditë të zezë dhe në zvogëlim, Babloku ngjan si “tregtari” më garip i fshatit.

Shitblerja e votës është maska që i mban gjallë prej 32 vitesh hajdutët. 

Metafora e një kënge të bukur folklorike, “në lëndinë në bar të butë, hedhin valle tre hajdutë”, i shpëton nga zona tmerr, ku janë “fshehur” prej erërave të fuqishme tre “Peshqit” më të mëdhenj.

Që kauza euro-atlantike nuk ka bashkuar aq energji, sa votuesit ta ngrenë shikimin në dritën e syrit të realitetit, nuk është ende koha t’i kushtojmë rreshta.

Nëpër rreshtat e listave për këshilltarë e kryetar bashkish, edhe po i ule sytë poshtë, tek ata që ngelen jashtë formacioneve, shquhen relike të korrupsionit që ka tërbuar këtë pranverë, këtë SPAK e këtë KQZ.

2 hajdutët më të famshëm nuk i “maskuan” emrat si të thjeshtë mes të thjeshtëve.

I fshehën, se njëri është i pa ligjshëm i ligjshëm dhe tjetri i ligjshëm i pa ligjshëm. Saliu nën hijen e Ilirit, bën të pa dukshme hijen e non gratës, kurse Ilir Meta afër doktorit, “maskon” mbiemrin Metaj.

Hajduti tjetër as ka çfarë fsheh e as çfarë merr.

Pushtetin e ka pa mund e pa djersë. I vetëm në zgjedhjet e fundit vendore, dhe me zor ka fituar. Shumë bashki i humbi vetëm me vetveten, se i dolën dikush me shtatë emra, dikush hajdut e dikush kriminel. Prandaj këtë herë ka vënë emrin e vet dhe ka “maskuar” milionerët me dosje në SPAK.

Etiketa e Bablokut është edhe etika e pandehur.

Dyshimi, sa kohë shkohet tek kutia e votimit, ngelet absurditet që nuk i vënë emër as ndërkombëtarët. Thuaj ç’të duash, por një mall i falur, sado të shitet, i fituar del.

Të dalë nga në det të hapur, me dallgë e suferinë, ku ose fundosen bashkë, ose shpëtojnë bashkë, kanë pranuar ndarjen e plaçkës. Këtu do jemi, do shohim spektakël, ku edhe Lali Erin mund ta “fryjë” era në ndonjë kosh plehrash apo pemë 5000 dollarëshe,  nëse “antena” jonë ka kapur sinjalin se 3 hajdutët i kanë ndarë bashkitë!/Pamfleti

peshqit e mëdhenj zgjedhjet vendore bashkitë

Lini një Përgjigje

Editorial