TAGS-AT E JAVËS

Editorial14 Prill 2023, 11:03

Yuri Kim nuk dëgjon nga veshët

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Yuri Kim nuk dëgjon nga veshët
Yuri Kim

Me frymë azmatike janë të gjithë deri në zgjedhje. “Gjeneralët” e krimeve antinjerëzore, Saliu, Iliri dhe Edi janë në “bunkerët” tyre e komandojnë, kurse diplomatja amerikane që ende nuk dëgjon nga veshët, ka kapur një “shkop” në dorë e ngjan se ruan pjatën e Lali Erit që të mos i fut turinjtë aty Lali Beleri...

Fushata elektorale ka filluar me tritol. Sulm në banesa, tym e flakë, shpërthim makinash në prani të grave e fëmijëve, ka qenë kronika në Vaun e Dejës, ditën që Zëvendës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar inspektonte zonat e konsideruara si më të nxehtat, në Tiranë.

Mediat ruse të Tiranës zyrtare, e përcollën me gëzim sulmin, kurse ato perëndimoret, ende janë të pa besueshme.

Mediave të lira dhe pushkëve që marrin jetë të pa fajshme në betejat elektorale, u kanë montuar mbytës zhurme gjeneralët e krimeve antinjerëzore. 

As ambasadorja Yuri Kim, as Gabriel Escobar, as OSBE e ODHIR, as trupat e NATO-s që nuk janë pak, por rreth 8000 që stërviten në ruajtje të paqes në Jug, nuk kanë ende asnjë informacion se në Veri, Vladimir Putin, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po vazhdojnë krimet kundër njerëzimit.

Lufta kështu e ka, informacionet edhe fshihen, edhe fryhen.

Në Ukrainë ka kontradikta për krimet e për frymën e luftës. Zelensky sjell tjetër panoramë e Putin tjetër.

Po pse të vemi kaq larg?

Sllabodan Millosheviç, ka vrarë e prerë në Bosnjë Hercegovinë, Saliu në Shqipëri e të tjerë në Kosovë, deri sa liria njerëzore rrezikonte të “vritej” e inteligjenca mendore e Perëndimit të sfumohej.

Në asnjërën betejë, ende nuk ka shifra të sakta. Ka më shumë jetë të humbura se vite burgu për kriminelët.

Se nuk janë në burg këta kriminelët tanë, po luftojnë për vota.

Në Tiranë, dikush mbron kullat e Ndranhetës” dikush sulmon t’i pushtojë.

Lali dhe Beleri synojnë “pjatën” e preferuar të italianëve, rusëve e kinezëve.

Eri e mbron, Beleri e sulmon.

Kaq është lajmi. I shkurtër, i saktë, frymëzues.

Me frymë azmatike janë të gjithë deri në zgjedhje. “Gjeneralët” e krimeve antinjerëzore, Saliu, Iliri dhe Edi janë në “bunkerët” tyre e komandojnë, kurse diplomatja amerikane që ende nuk dëgjon nga veshët, ka kapur një “shkop” në dorë e ngjan se ruan pjatën e Lali Erit që të mos i fut turinjtë aty Lali Beleri.

Për influenca territori e interesi, në një betejë në mes të Tiranës, Sali Berisha ka thyer hundën.

Si lajm lufte, që duhet i shkurtër, mund të themi se Saliu nuk është më hunde derri i fshatit, se plak është, por desh futi turinjtë në “pjatën” e Enkelejd Alibeajt. Meqë Alibeaj nuk ka stomak të bluajë asgjë nga garnitura e “Ndranghetës” duhet ta mbyllim shkurt: Lufta për bashkitë mund të ashpërsohet, rrini larg zonave të nxehta, pasi Yuri Kim nuk i dëgjon bombat, po ruan “pjatën” e Lali Erit prej Lali Belerit!/Pamfleti

yuri kim nuk dëgjon nga veshët

Lini një Përgjigje

Editorial