TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Prill 2023, 10:10

Klanet që qëndrojnë prapa kandidatëve të PS-së në bashkitë kryesore

Shkruar nga Pamfleti
Klanet që qëndrojnë prapa kandidatëve të PS-së
Edi Rama me kandidatin e Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha

 

Tirana nuk është një luftë thjeshtë mes Veliajt e Këlliçit, por edhe mes kryebashkiakut dhe kryeministrit, e cila do jetë shumë e fortë…

Shumë pak nga kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Socialiste vijnë nga vullneti politik apo nga ideja e një logjike fituese.

Pjesa më e madhe përfaqësojnë vullnete lobesh, klanesh e grupesh interesi që nuk kanë asnjë lidhje me PS-në.

Përjashtim bën Benet Beci në Shkodër. Beneti nuk se është një vullnet klanesh, ai thjesht po rriskon fort në qytetin më të madh të veriut që dihet se përfaqëson një bastion të palëkundur të së djathtës. Edi Rama ka vite që i lutet Becit për ta marrë përsipër këtë kandidim, e sot, ai ka pranuar me kusht që të ketë autonomi të plotë për vizionin që do të sjellë në territor.

Por ndryshe nga sa në Shkodër, në shumë bashki, kandidatët nuk kanë lidhje as me partinë e as me Edi Ramën si negociator. Ata pasqyrojnë thjeshtë një interes klanesh të nëndheshme që nuk kanë fare, po fare lidhje me bashkitë përkatëse. Edhe kur kanë lidhje me bashkitë, ata përfaqësojnë interesa jo horizontale, por vertikale dhe të nëndheshme.

Në Durrës, dihet se prapa kandidates- kryebashkiake aktuale qëndron Vangjush Dako.

Në Fier, Armando Subashi nuk u ndërrua vetëm sepse ndërhynë klanet e të fortëve që kanë referencë Gramoz Ruçin, të cilët larguan me dhunë Petro Koçin nga kryetari i PS-së për Fierin.

Ka mbi një muaj që Petro Koçi është përgjegjës për PS-në në Kombinat të Tiranës, e askush nuk thotë se përse u përzu nga Fieri.

Po ashtu në Vlorë, Ermal Dredha, i cili përveçse është i biri i doktor Nikos, ish-kryebashiak e njeri me ndikim, është edhe familjar i Gramoz Ruçit, i mbështetur nga ish-deputeti Mezan Malaj.

Në Sarandë është katapultuar si kandidat, Oltion Caci, një biznesmen që zotëron hotelin ‘Flower’ në Golem, që është shtyrë nga botuesi i gazetës ‘Tema’ Mero Baze, i cili ka lidhje direkte në qark por edhe me Edi Ramën.

Në mandatin parardhës Baze dhe Filip Çakuli, dy njerëz me influencë te Rama ishin propozuesit e doktor Adrian Gumës si kryeashkiak. Por papritur pas katër vitesh u tërhoqën…

Vëllai i Fillip Çakulit, Romeo, i cili ishte nënkryetar i bashkisë së Sarandës, më 14 maj kandidon për kryebashkiak të Finiqit. Që do të thotë se zona e influencës së grupit Baze- Çakuli ka marrë “zgjerim”.

Në Korçë, Niko Peleshi mbetet “Pasha” me Sotiraq Filon, i cili realisht ka një konsensus neutral në zonë.

Por Peleshi, gjithashtu ka ndikuar që të rimandatohet kandidati më jetëgjatë në vend, kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

Në Elbasan situata është krejt interesante, pasi kryebashkiaku Llatja, edhe pse gëzon një mbështetje nga PS, nuk se përfillet nga grupi më i madh i interesit brenda mazhorancës, Suel Çela. I cili para fushatës largoi Ardian Çipën si drejtor policie, duke vënë një njeri që e pëlqen, pasi kërkon të jetë me fushë të lirë.

Gjatë përplasjes brenda PD-së, Lulzim Basha dhe përkrahësit e tij akuzuan Sali Berishën se është përkrahur nga Suel Çela në fushatën e Elbasanit. Nga foltorja nuk se erdhi ndonjë përgënjështrim, gjë që e bën interesante fushatën.

Po Tirana?

Erion Veliaj nuk e ka në krah PS-në e njësisë 5 që e drejton ministrja e Financave, Ibrahimaj. E kjo e ka trembur shumë kryebashkiakun, i cili më shumë se në bashki, ka bërë fushatë në Vorë, Rrogozhinë e Kavajë, si drejtues qarku. E gjitha kjo për t’i treguar Edi Ramës se nuk mund ta ulë në stol. E Tirana nuk është një luftë thjeshtë mes Veliajt e Këlliçit, por edhe mes kryebashkiakut dhe kryeministrit, e cila do jetë shumë e fortë…/Pamfleti  

klanet bashkitë partia socialiste kandidatët

Lini një Përgjigje

Editorial