
Grekët, gjermanët e francezët do dilnin në mes të Athinës, Berlinit apo Parisit me qepet varur në trup nëse do ua rrisnin çmimin e qepës me shumë se një litër naftë, jo të rrinin si matufë të dorëzuar që vetëm qahen lartë e poshtë me njëri tjetrin e të rrinë nëpër shtëpi duke harxhuar orë të jetës me mediokritete programore se si të gatuajmë e si të vishemi e krihemi e si të kurvërohemi si shoqëri.
Së jemi bërë fiks për të thënë: Qepa rritet e kurva krihet!
Qepa arriti çmim rekord 200 lekë/kg më shtrenjtë se një litër naftë.
Mëngjesi nëpër televizione si të mësojmë të gatuajmë. Pra në vend se të merren me çmimet që kanë shkuar në stratosferë, merren me si të përdorim garuzhden
Në fakt programi që do duhej për njerëzit dhe madje pa ndalim, mëngjes për mëngjes, do duhej të jetë më temë: QEPA NJERËZ ARRITI REKORD SHTRENJTËSIE 200 LEKË
Virtualitet televiziv
Moderatorja/i lidhet me gazetarin në terren:
Si është situata me çmimet në tregun e fruta perimeve?
Gazetari përgjigjet: vërej se të gjitha çmimet janë rritur por meqë ju përmendët qepën konfirmoj se ajo kushton 200 lekë
Gazetari me terren tenton të shkojë te shitësit e produkteve, por moderatori duhet ta ndalojë. Nuk vlen fare të pyetet tregtari për çmimet se ai do thotë me kaq e blejmë të shumica.
Moderatorja/i duhet t'i kërkojë gazetarit në terren të pyesë njerëzit: Si iu duket çmimi i qepës 200 lekë/kg
Gazetari në terren merr komandë e ndryshon kënd, lë tregtarët e kthehet nga qytetarët.
Duhet t'i pyesë: jo a ju duken të shtrenjta çmimet, por përse nuk ju bëjnë përshtypje çmimet e shtrenjtuara?
Blerësi përgjigjet: po shtrenjtë janë shumë shtrenjtë çmimet
Gazetari tenton të pyesë një blerës tjetër
Gabim! Gazetari duhet të vazhdojë të pyesë të njëjtin blerës. Përse e pranon këtë realitet me qetësi?
Blerësi ose ngre supet ose thotë një përgjigje të përgjithshme qeveria e ka fajin.
Gazetari përsëri e lë me kaq. Ndërkohë duhet të insistojë. Ta pyesë a e përballojnë të ardhurat e tua dhe familjes tënde çmimin e qepës për rrjedhojë edhe të të gjitha fruta perimeve që rritur në mënyrë disproporcionale dhe kuturu sipas qejfit?
Blerësi përgjigjet me pyetjen retorike po çfarë të bëjmë? Një mënyrë sa e pafajshme dhe dorëzuese kryesisht që haset në mënyrë masive.
Gazetari duhet ta t'i shpjegojë që ka një mënyrë të protestohet me qepë në dorë.
Blerësi qesh se kujton se është gallatë
Gazetari bëhet edhe më serioz i thote: pse qesh me ata që të tallin dhe të vjedhin paratë në xhep çdo ditë?!
Blerësi prapë shpreh hezitim e pesimizëm.
Gazetari i kujton se të protestosh për qepën është më dinjitoze të manifestosh për votën pro atyre që të vjedhin lekët përmes qepës.
Blerësi buzëqesh ose shpreh një lloj revoltë në mimikë e kërkon të ikë
Gazetari e fton përsëri të ndërgjegjesohet e të dalë në protestë për qepën, për veten, familjen e shoqërinë.
Blerësi bëhet më i ndërgjegjshëm dhe ikën jo më me bindjen e dorëzimit apo nënshtrimit, por të reflektimit.
Gazetari vazhdon e bën këtë me disa blerës e njerëz në treg bisedon me ta, i bën pjesë të problemit dhe sensibilizimit, edhe shumë qytetarë të tjerë bëhen pjesë të problemit duke ndjekur në ekran këtë problem që i prek. Nëse këtë problem e ngrënë të gjitha televizionet bashkë në mëngjes gjatë ditës madje edhe natës, gjërat në Shqipëri do ndryshojnë. Ndryshimi fillon nga qepa, po po nga qepa.
Nuk ka nevojë të merremi me vitrina të gënjeshtërta. Nëse zgjidhet çmimi i qepës mund të zgjidhen shumë probleme më të mëdha.
Pra askush nuk është më i rëndësishëm se qepa sot për sot. Kujt i duhet si ishte fëmijëria e X apo si nisi punë Y, çfarë hobesh ka Z, apo çfarë do bëje nëse kapje partnerin/en duke të tradhëtuar?! 20 vjet po këto muhabete nga mëngjesi deri në darkë.
Qepa motra e vëllezër, qepa është problemi. Merruni me qepën. Grekët, gjermanët e francezët do dilnin në mes të Athinës, Berlinit apo Parisit me qepet varur në trup nëse do ua rrisnin çmimin e qepës me shumë se një litër naftë, jo të rrinin si matufë të dorëzuar që vetëm qahen lartë e poshtë me njëri tjetrin e të rrinë nëpër shtëpi duke harxhuar orë të jetës me mediokritete programore se si të gatuajmë e si të vishemi e krihemi e si të kurvërohemi si shoqëri.
Së jemi fiks për të thënë: Qepa rritet e kurva krihet!/Pamfleti
Lini një Përgjigje