TAGS-AT E JAVËS

Editorial11 Prill 2023, 10:12

Ambasadore, cili përfundim (nuk) është gabim, 7X7=42 apo 2+2=1?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Ambasadore, cili përfundim (nuk) është gabim, 7X7=42 apo 2+2=1?!
Lulzim Basha dhe Yuri Kim

Ti që shkruan, prek kokën, a e ke me vete apo jo, kur thua ç’të bësh, jemi aty ku e nisëm, në vitin 1992 dhe ende mendjet e “ndritura” të Kombit, nuk kanë kaluar klasën e parë të demokracisë...

Ambasadorja amerikane po ndihmon Edi Ramën për të vjedhur vota, “qan” gjithandej Sali Berisha.

Të shkruash se ka të drejtë të “qajë e vajtojë”, duhet të jesh më shumë se gjysmë i çmendur.

Në anën tjetër, kur askush nuk ja than “shaminë” në SPAK, a je normal të shkruash se Saliu ndjen dhimbje për demokracinë e dhunuar prej 32 vitesh?! 

Të gjithë e kanë shpërdoruar besimin.

Tek dilemat sa bëjnë 7x7 apo 2+2 sillen politikanët, diplomatët e pushtetarët prej kohësh.

Fshatarëve u ngjan merhume opozita që pas numërimit të votave në tre zgjedhjet e fundit parlamentare dhe dy lokale, ngulte këmbë se 7x7=42.

Ndërlikimi matematikor i aritmetikës, nuk është kaq i thjeshtë.

Ti që shkruan, prek kokën, a e ke me vete apo jo, kur thua ç’të bësh, jemi aty ku e nisëm, në vitin 1992 dhe ende mendjet e “ndritura” të Kombit, nuk kanë kaluar klasën e parë të demokracisë.

Këtë mësim shpjegojnë çdo ditë ata që na duan të mirën. Në lista për krye bashkiakë sa më pak hajdutë, përsërisin, kur gjithë fshati e di se secili milioner ka vjedhur.

Mbase “Mbreti” e diplomatët që hanë darka e dreka bashkë, atë duan, të ketë sa më shumë budallenj.

Opozita që ra poshtë “rruge”, ose më qartë që e shtynë McGonigal e Edi Rama pa dijeni të Yuri Kim, të paktën pranonte se po mëson tabelën e shumëzimit. Edhe 4 Klanet mafioze, që dihet nga çdo fshatar se dy janë djathtas e dy majtas, kur bëhet mbledhja përfundimi del një.

Ky gabim i madh është edhe realitet po aq i madh.

Të thuash është më i ndershëm Meta se Berisha, apo Berisha se Rama, nuk gjen as edhe një fshatar normal që nuk të thotë, ik pi ilaçet psikopat, apo paguhesh nga ndonjë Klan, duhet të shkojnë të gjithë para transparencës së pasurisë.

Pra, duket ashiqare, se Klanet Mafioze që po mbledhin vota, janë një substancë e nuk ka shkencë kimike apo kimi shkencore që i ndan.

Nuk kanë faj as diplomatët, se gjejnë “Parajsen” këtej.

Ku ka fudullë jetohet më mirë. Hyn lehtë edhe Shqipëria në Evropë edhe Perëndimi në Shqipëri. Çfarë i ngeli jashtë “mitrës” së integrimit Donald Lu-së, e shtyn me delikatesë Yuri Kim dhe “hallatin” që la jashtë Sali Berisha, e rras me arrogancë Babloku.

Gjithë pasuritë tona i mblodhën dhe i integruan në perëndim, apo jo?!

Pasi ca i bënë vila, makina, bizhu, parfume e prona, tjerave u dhanë krahë të fluturojnë drejt qiejve të lirisë.

E integruan.    

Pastaj morën mafien e perëndimit dhe e sollën këtu.

Na bënë Perëndim…

Nga McGonigal, Erdogan, Tony Blair, Vuçiç, kinez, rus e arab, janë modelet tona që thithin djersën tonë, e ne më shumë na merr vëmendje matematika se cili përfundim (nuk) është gabim, 7X7=42 apo 2+2=1?!

Ne nuk na fut në sherr demokracia, por aritmetika që na është bërë “fjalëkryq” i pa kuptueshëm.

Në aritmetikë, llogaritë na dalin gabim, në besim mirë; këto zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme.

Pra, meqë fshatarët janë të sfilitur me mashtrimet e nuk dinë ku të votojnë, pyesin, Ambasadore, cili përfundim (nuk) është gabim, 7X7=42 apo 2+2=1?!/Pamfleti

yuri kim opozita pozita rezultati zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Editorial