TAGS-AT E JAVËS

Editorial16 Prill 2023, 07:40

Dy yje u këputën nga fleta e votimit; çfarë po ndodh?

Shkruar nga Pamfleti
Dy yje u këputën nga fleta e votimit; çfarë po ndodh?
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ka kuptim të thellë mungesa në fletën e votimit e dy yjeve që nuk varen më aty...

Para se të shkojmë te vendi bosh i fletës së votimit, ku duhej të vareshin dy yje qiellorë, fillimisht të përgjigjem shkurt për pyetjen ‘çfarë po ndodh?”. Është shumë e qartë kjo që po ndodh me dy shefat e një koalicioni ‘fake’ në zgjedhjet e 1 majit. Të dy këta, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk arritën dot që ta vënë emrin e tyre në ‘qiellin yllor’ Në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit, përkrah çdo partie ose çdo koalicioni, është vendosur emri i kryetarit. Ndërsa në krah të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ që kryesohet me bujë të madhe nga një pendë burrash: Sali e Ilir, asnjëri prej këtyre yjeve nuk ka emër.

Këta janë ‘yje’ sepse ndryshe nuk do të mund të shpëtojnë nga prangat në gjyqet e të drejtës së njeriut nëse nuk ngjiten në qiell, larg botës. Janë yje edhe pse tufa militantësh pa mendje e pa kujtesë i ndjekin pas për t’u kapur bishtin se mendojnë diçka mund të marrin. Disa i quajnë edhe ‘dy partnerë’, disa i quajnë ‘halli i vet i bashkoi të dy’, disa herë i quajnë ‘dy hije’.

Hera e fundit ku të dy këta nuk mundën të bëjnë dritë në kutitë përkatëse në krah të koalicionit në fletën e votimit, kjo do të thotë se vërtet ‘yjet ranë’ dhe këta u bënë hije.

Pse nuk vendosën emrat dy ‘burrat e fortë e të bukur si yje’?

Nuk mundën. Kjo është përgjigjja më e afërt. Ka të dhëna se janë grindur Saliu dhe Iliri, sa ka plasuar pështyma mes tyre, duke i thënë tjetrit ‘vendose ti emrin se unë nuk e vë’.

Saliu nuk e vë dot emrin në fletën e votimit për disa arsye. Arsyeja më e thjeshtë se kur votuesit ta shikojnë emrin e tij në fletë, mund ta grisin fare ose edhe ta lagin me pështymë ‘Phuu, jazëk; akoma ti si lugat!’. Por kjo nuk është kryesore. Kryesore është se sikur Saliu të vërë emrin në fletën e votimit, gjithë koalicioni do të bëhet zero. Saliu është shpallur nga Amerika si njeriu që nuk mund të përfaqësojë më publikun as politikën; emri i tij djeg gjithë fletën dhe votimet.

Ndërsa Iliri ka një arsye po kaq të ngjashme që nuk e vë emrin ‘si yll’ në listën e zgjedhjeve. Ai gjithnjë është i përkohshëm, ose ‘në stol’ për Partinë e tij. Herë ia dhuron Partinë Monës e herë Petritit me fletë. Pse e bënte këtë? Siç po bën sot që nuk e vë emrin. Edhe atëherë kur i dha Partinë Petritit e Monës, e bëri sepse fshihej sa nga mafia aq edhe nga agjencitë që ndjekin mafien. E vinte emrin Mona, derisa doli se kishte marrë financa nga Rusia. Iliri, me sa duket, do të shpallet ‘i ndaluar’ para se të bëhen zgjedhjet. ‘I ndaluar ose nga Gjykata e SPAK, ose nga ligji për ‘Spiunët’, ose edhe një ‘non- grata’ si partneri i tij Berishë.

Ka kuptim të thellë mungesa në fletën e votimit e dy yjeve që nuk varen më aty./Pamfleti

sali berisha ilir meta 14 maji fleta e votimit

Lini një Përgjigje

Editorial