Babloku akoma vazhdon të kakarisë se “nuk keni parë gjë akoma”!
“Veza” ambasadorit Alexandër Arvizu në “furrikun” e Ilirjan Celibashit, është më e madhja jo vetëm në fshat, por edhe në Glob.
Në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, pasi u numëruan votat, ose “vezët”, Edi Ramës i rezultuan 10 copë më shumë se Lulzim Bashës.
Arvizu, i “fryu puplat” dhe shkoi tek dy “shportat”.
Nuk numërohen vezët, por peshohen, kështu veprohet që nga amerikanët modern, e deri tek kinezët e lashtë, pastaj, pse jam unë këtu.
Ndërkohë nisi kakarisja. Edhe diplomati vetë, bëri një “vezë” të madhe që e mori Ilirian Celibashi dhe e fshehu.
Filluan zënkat, për kë e bëri “vezën” ambasadori dhe ku e futi Ilirjan Celibashi?!
Meqë nisi ngatërresa, vetë Arvizu gjeti zgjidhjen.
More, ju paskeni ves të keq. E vidhni vezën pa rënë në tokë. “Veza” ime nuk është as për numërim, as për peshë, as e juaja, është pronë e Shtëpisë së Bardhë.
Nisi kontrolli për “vezën” e gabuar në furrik të gabuar.
Kishte të drejtë Arvizu!
Doli që “shporta” me 10 copë më shumë peshoi më lehtë. Edhe sot vazhdon dilema; Arvizu e bëri “vezën” për Lul Bashën apo për Amerikën, Ilirjan Celibashi e ngatërroi me dashje furrikun, apo ende e ka atë “vezë” në KQZ?
Enigmat sa më lashta, më të bukura janë se futen në punë njerëzia.
Që aso kohe është e vështirë ta ndërrojë dikush vezën me vezë, inceneratorin me autobus falas, kullat me tunele apo hajdutin e vet me hajdutin e tjetrit.
Shumë fshatarë janë zënë rreth dilemës, e bëri pula vezën apo veza pulën?
Për këtë, na erdhi në ndihmë një i “ditur” britanik, Tony Blair që e paguajmë edhe të kakarisë, edhe e lëshon vezën në kaçube të rusëve. Po le ta nderojmë një tjetër anglez, Chris Smith, profesor i Universitetit të Mançesterit.
Ai mbajti një fjalim që nuk i luan dot presjen, tha se dinozaurët kanë bërë vezë shumë para se të njihej pula, prandaj mos u grindni.
Shkenca në fshatin tonë, pasi çdo politikan e zyrtar e kemi me titull shkencor, ka avancuar sa e ke të vështirë të shkruash thjeshtë.
Këtej kafshët më grabitqare, ata që kanë “ngrënë” pasuritë e 32 viteve dhe kanë shqyer duke i çuar në jetën e pasosur mbi 30 000 njerëz të pafajshëm, i kemi me dy këmbë dhe zyrave të shtetit. Edhe këto kafshë nuk njiheshin kur dinozaurët e diplomacisë lëshonin “vezë” stepave të Ballkanit.
Në një zyrë si këto, vajti këto ditë edhe shefja e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover.
Sali Berisha bëri gati “furrikun”.
Sillu këtej e sillu andej e kjo nuk lëshon “vezë”. I foli për ”vezën” e Alexandër Arvizu në KQZ pastaj për atë në Elbasan, sa efektet mjedisore ndikuan që krimbat të pësojnë mutacion me peshqit, ajo e ftohtë se e ftohtë. As kur i tregoi për “vezët” a Donal Lu-së apo ato që Mc Gonigal fshehtas Yuri Kim lëshonte në ‘furrikun’ e Edi Ramës, nuk ja lëvizi muskujt fare diplomates europiane.
Po dorëzohet Saliu?1
Saliu e di se sa më të pa vërteta të jenë përrallat, më shumë bëjnë efekt. Vazhdonte përrallën, se si një kineze e vogël ka bërë vezë të mëdha sa në anije të hajdutëve, tek Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj e prapë bën në çdo kaçube ku ka drogë e korrupsion.
-Zoti Berisha, kjo është amerikane, je mirë nga trutë?!
- Zonjë, gjithë fshati ynë i njeh nga pamja kinezët, po dua t’ju them si ‘vojnë’ kaq shumë këta!
Kaq u desh, zonja Audrey Glover aty e paska pasur pikën e ndjeshmërisë.
Ja dha një të qeshure sa u lirua e pa dashje e shpëtoi një “vezë”. Sapo ktheu kokën e zgjati dorën ta futë në “çantën” diplomatike, “veza” u zhduk.
More, ju paskeni ves të keq. Ta vidhni vezën pa rënë në tokë. “Veza” ime nuk është as për ju, as për ata, është pronë e Bashkimit Europian.
Mbase prapë në Tiranën tonë do kërkojmë “vezën” e gabuar në furrikun e gabuar.
Ajo që dimë është se as “vezët” as votat nuk numërohen, por peshohen, se shefes së e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover ja fshehën “vezën” e parë.
Po çfarë nuk dimë atëherë?!
Babloku akoma vazhdon të kakarisë se “nuk keni parë gjë akoma”!
Pra, duhet të presim, për Lali Erin, a do e bëjë Yuri Kim një “vezë” të madhe sa Arvizu dikur?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje