TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Prill 2023, 15:47

Sikleti i gropës së zezë të elektoratit socialist dhe riaktivizimi i fosileve të komunizmit

Shkruar nga Pamfleti

Sikleti i gropës së zezë të elektoratit socialist dhe

Diana, një shkrimtare e cila përveç talentit të saj, është e njohur për një ekspertizë që ndikoi në dënimin e Vilson Blloshmit e Genc Lekës.

Nëse lexohen mediat në një linjë me Erion Veliajn dhe ato pro mazhorancës, ka disa kohë që në to për herë të parë pas shumë vitesh, nuk ka më gazetarë dhe analistë që mbështesin atë në mandatin e tretë, por tani kemi 80-vjeçarë.

E këto janë njohje apo më mirë të themi fosile të regjimit të vjetër, edhe pse jo të gjithë janë të implikuar në problemet e rënda të diktaturës. Por disa po.

Për shembull, Lalin e mbështeti një emër i njohur si Diana Çuli. Një shkrimtare e cila përveç talentit të saj, është e njohur për një ekspertizë që ndikoi në dënimin e Vilson Blloshmit e Genc Lekës. Përveç Diana Çulit, vijoi një mbështetje breshëri e Fatos Tarifës, apo edhe Bedri Islamit etj, që shkruajnë në një media të së majtës ekstreme.

Në mandatin e shkuar kemi parë që Lali ka pasur mbështetës Valbona Selimllarin, Eli Farën, Eneida Tarifën etj, pra njerëz që i drejtohen një elektorati gri, por jo gjyshërit që dihet se votojnë Partinë Socialiste, madje edhe përpara vitit 1992.

Kjo lëvizje e Veliajt nuk është gjë tjetër, veçse një panik që ai ka tek elektorati i majtë, i cili prej kohësh e ka humbur besimin ndaj kryebashkiakut të PS-së. Pasi jo vetëm Edi Rama, por edhe Erion Veliaj, po konsiderohen përditë e më shumë si politikanë të të pasurve, të elitës, të establishmentit, të cilët vetëm votat i marrin nga socialistët, por që një ditë pas zgjedhjeve u kthejnë krahët.

Në një sondazh që PS ka zhvilluar ndër votuesit më besnikë të saj në vite, ka gjetur një vrimë të zezë, aq të madhe sa mund të rrezikojë fitoren e PS-së. E ky sondazh e ka gjetur këtë vrimë jo vetëm në Kamëz e Paskuqan, por edhe në njësinë numër 5 në Tiranë, që quhet Stalingradi socialist, apo njësinë 7 që i thonë Bolonja.

Në zgjedhjet e 25 marsit 2021, njësia 5 dhe njësia 7 kanë pasur një rënie drastike të votave të majta. Dhe kjo, jo thjesht për shkak të vdekjes së votuesve të moshuar e besnikë, por edhe prej zhgënjimit të fëmijëve dhe nipave të tyre. E ky zhvillim po shihet si trend që e ka çuar në panik Erion Veliajn. Edhe për faktin se ai nuk ka një marrëdhënie të mirë me socialistët bio në Tiranë. Ndaj po kërkon nga të gjithë emrat e vjetër një mbështetje të dëshpëruar, por që është më shumë një lëvizje elitare dhe jo prej njerëzve. Sepse Veliaj, ende nuk e ka mësuar apo nuk e pëlqen që të takojë socialistët e vjetër. Ngaqë nuk i honeps dot, ashtu si shefi i tij./Pamfleti

culi veliaj komunizmi

Lini një Përgjigje