TAGS-AT E JAVËS

Editorial23 Prill 2023, 10:00

Tre Shqipëritë dhe “Derrat” e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Tre Shqipëritë dhe “Derrat” e Yuri Kim
Yuri Kim

Derrat njerëz dhe njerëzit derra, kanë pushtuar sheshe, male e kodra, në mbrojtje të pasurive të vjedhura dhe etiketës antiamerikane, si markë e re e estravagancës “ndryshe na njihni ju, ndryshe jemi ne”.

Yuri Kim ka krijuar një copë “Shqipëri të vet”, Edi Rama ka shpërbërë një pjesë Shqipëri tonën. Shqipërinë tjetër, e ka zënë sëmundja e Tokës, shkumëzon e flet përçart.

Ekipet e dy “Shqipërive të vogla”, kanë prodhuar aq shumë dhunë, shtypje e shtrydhje, sa fantazitë qëndrestare të njërës dhe shpikjet shpërfytyruese të tjetrës, do “ngordhnin” vetëm nëse Perëndesha e magjive të Greqise së Lashtë, Circe, do i bënte derra e do i ngrinte.

Në fakt, akti i parë i magjisë ka ndodhur, por ende jo i dyti.
Nuk janë të ngrirë hajdutët, por “derrat” po. Të tërë i kemi bark derra, hundë derra, turi derra dhe me zorrë derri.
Derrat e Saliut, pasi u ka mbaruar edhe ushqimi janë në kope drejt “thertores”, kurse ata të Bablokut ende kullosin parcelave të drogës.
Derrat njerëz dhe njerëzit derra, kanë pushtuar sheshe, male e kodra, në mbrojtje të pasurive të vjedhura dhe etiketës antiamerikane, si markë e re e estravagancës “ndryshe na njihni ju, ndryshe jemi ne”.

Ndryshimi është tek jetesa dhe magjia.

Circe, pasi i ngriu gjysmën e ekuipazhit Odisesë, edhe u sha nga fshatarët si zemër keqe, u pendua dhe i bëri prapë njerëz, dhe u “dashurua” me Odisenë.
Historia jonë nuk ka as zemër ligësi, as ngrirje, as dashuri, por ka në mes interesa parash.
Shfryrja me “gozhdë” nga McGonigal e “gomave” të karrocës së Saliut, ka vënë në lëvizje ingranazhet e pa kuptueshmërive; prej tek ndëshkimi kur vëllai i shpon rrotat vëllait, e deri tek admirimi i dukurisë së lëvizjes edhe pa rrota?!
Derrave njerëz, u janë bërë kokat gunga-gunga.

Përplasen andej këtej, lehin e nuk ju bie gjuha në gojë, kafshojnë si qen të tërbuar. Circa e rrugës së Elbasanit nuk e takon Odiseun e sakrificave. Bari magjik as është këtyre anëve, as shëron tre Shqipëritë dhe “Derrat” e Yuri Kim./Pamfleti

tre shqipëritë dhe “derrat” e yuri kim

Lini një Përgjigje