TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Mars 2026, 10:43

Raporti 'bombë': Britania pritet të publikojë financimet ruse në Shqipëri!

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net

Raporti 'bombë': Britania pritet të publikojë

Raporte perëndimore flasin për një operacion të ndjekur nga MI6 dhe agjencitë partnere me gjurmë që çojnë drejt rrjeteve ruso-kineze në Ballkan...

Sulmi kibernetik ndaj sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë rezulton të ketë qenë nën vëzhgim prej kohësh nga agjencitë perëndimore të sigurisë. Sipas burimeve të sigurisë dhe analizave të shërbimeve partnere, operacioni mund të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë aktivitetesh kibernetike me ndikim nga struktura të lidhura me Rusinë dhe aleatët e saj në rajon. Raporte të shërbimeve britanike dhe dokumente të koordinuara me institucionet europiane flasin për një rritje të aktivitetit të rrjeteve të influencës dhe dizinformimit në Ballkan, me qendra operative të dyshuara në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Publikimi i plotë i këtyre të dhënave pritet të ketë pasoja të rëndësishme politike.

Sulmi kibernetik ndaj të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka ndodhur tani, pasi prej kohësh ishte identifikuar dhe, siç mësohet, ka qenë një operacion në vëzhgim të rreptë nga agjencitë dhe hakerët e partnerëve perëndimorë.

Kanë qenë izraelitët dhe britanikët që e kanë ndjekur operacionin që në fillimin e tij, duke marrë në vëzhgim të gjithë historinë e sulmit, madje që para se të niste aksioni.

Siç mësohet, agjencitë partnere kanë pasur sinjale që në momentin kur është vendosur të ndërhyhet në portalin e Kuvendit të Shqipërisë. Madje informacionet thonin se operacioni nuk kishte shënjestër vetëm Parlamentin, por edhe institucione të tjera, të cilat i kanë rezistuar sulmit kibernetik.

Edhe Parlamenti, nëse do të ishte përdorur i njëjti protokoll si në sulmet e tjera, mund të shpëtonte ose të mos dëmtohej aq sa ka ndodhur.

Por duket se kjo është përdorur si një taktikë për t’i dhënë Tiranës zyrtare një atu politik, si pjesë e narrativës së sulmeve të regjimit të ajatollahëve. Gjë që në fakt ka ndodhur, por sipas burimeve ka shumë më tepër prapa këtij sulmi.

Raporti 'bombë': Britania pritet të publikojë

Prapaskena e këtij sulmi është se kemi të bëjmë jo vetëm me një agresion të Gardës Revolucionare apo të departamenteve kibernetike të regjimit iranian. Sulmi ndaj Shqipërisë, sipas informacioneve, është financuar nga Moska në mënyrë klandestine, me bazë një godinë ushtarake në një qytet pranë Velesit në Maqedoninë e Veriut.

Shërbimi sekret britanik MI6 thuhet se ka zbuluar pothuajse të gjithë skemën e këtij hakerimi, ndërkohë që ka dyshime se rusët nuk janë të vetëm, por se shërbimet sekrete të Kremlinit janë qendra e gravitetit të këtij operacioni.

Në këtë lojë të madhe, përveç GRU-së ruse, dyshohet se janë të përfshirë edhe shërbimi sekret ushtarak kinez dhe ai iranian, të cilët në Ballkan përqendrohen në stacionin e Nishit dhe në Veles të Maqedonisë së Veriut. Dy qendra që, sipas analizave, kanë investime të pazakonta zhvillimore.

Sipas raportit të britanikëve, rusët e kanë rritur aktivitetin e tyre që nga viti 2016 në rajonin e Ballkanit, si pasojë e një rritjeje të rëndësishme të investimeve financiare.

Këto investime kanë ardhur kryesisht nga Pekini dhe janë përdorur në të gjitha shkallët e asaj që quhet spiunazh, ku përfshihen deterrence, diversioni dhe sidomos dizinformacioni.

Raporti britanik, i cili është kryqëzuar me atë që ka miratuar në dhjetor Komisioni Europian, paraqet një hartë të zgjeruar të qendrave të influencës ruso-kineze në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit.

Ky raport përmban një listë të gjatë emrash, strukturash dhe adresash mediash, dhe pritet të bëhet publik, ndoshta jo i plotë, por me pjesë të tij në një të ardhme të afërt.

Publikimi i tij, sipas burimeve diplomatike, mund të shkaktojë një tërmet të madh politik në Tiranë./Pamfleti

 

raporti bombë i britanikëve financimet ruse në shqipëri

3 Komente

  1. J
    Jeta

    Shume mire qe ua publikon kete ketyre bolshevike pinjoll te Miladin Popovićit e Duan Mugoŝes.

    1. K
      Kiu

      "Zhvilluese" jo "zhvillimore"

      1. J
        Jeta

        O Pamflet, .jahte më me sofizma. Derrin e zi duhet quajtur derr i zi. Si nuk vjen turp qe cenzuroni komentet. Vazhdoni keshtu, se fundja, edhe Salehu e Ramuti, ne formen e egersirave antoshqiptate siç jane tani, jane edhe produkt i medieve te tilla.

        Lini një Përgjigje