
Para se kompania shtetërore “Turkish Airlines”, të deklaronte tërheqjen nga ortakëria në kompaninë “Air Albania” dhe të nxjerrë në shitje aksionet e saj në masën 49%, thuhet se kryeministri Edi Rama, ka bërë pazar që këto aksione t’i blejë qeveria shqiptare.
Rama ka urdhëruar “Albcontol”-in, të hyjë në kontakt me turqit dhe Sinan Idrizin
Nga burime brenda Ministrisë së Financave, “Pamfleti” ka mësuar, se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, “Albcontrol” me 10% aksione në “Air Albania”, ka filluar kontaktet me stafin administrues të kompanisë “Turkish Airlines”, për t’i blerë pjesën e 49% aksione.
Se sa do jetë vlera e blerjes së aksioneve të turqve, këtë do ta vendosin dy palët ortake, por sipas informacionit, Edi Rama ka rënë dakord me qeverinë turke si pronare e kompanisë “Turkish Airlines”, që bashkë me aksionet të blejë dhe detyrimin e borxhit 43 milionë Euro.
Qeveria shqiptare, do blejë fillimisht pjesën 49% të “Turkish Airlines”, pastaj pjesën 40% të kompanisë “MDN Investment” të Sinan Idrizit, duke u bërë 100% pronare e “Air Albania”, dhe do paguajë borxhin prej 43 milionë Euro, maskuar pas blerjes së aksioneve.
Përse do ta blejë qeveria kompaninë e falimentuar e të zhytur në borxhe?
Është anormale, që qeveria të blejë një kompani ajore të falimentuar e të zhytur në borxhe prej 7 vitesh, por edhe me reputacion të rrënuar në aspektin e korrektesës në shërbimin ajror ndërkombëtar, aq sa asnjë kompani nuk pranon t’i japë kompanisë “Air Albania”, avionë me qira e shërbime pa parapagesë, madje e refuzojnë edhe pilotët.
Ministri i Financave Petrit Malaj, është ngarkuar të kalkulojë vlerën financiare, duke e trajtuar si “Paketë detyrimi” kontraktual, bashkë me borxhin që “Air Albania” u ka kontraktorëve brenda e jashtë Shqipërisë për qiratë e avionëve, taksat e aeroporteve, serviset, Eurocontrol-it, shoqërive të karburanteve, pagat e pashlyera të pilotëve dhe shërbimet hoteleri-catering.
Prapaskena e blerjes, lidhet me pazarin e Edi Ramës, për t‘i shlyer borxhet ortakut shtetëror “Turkish Airlines” dhe mikut të tij Sinan Idrizi, të cilët janë në procese gjyqësore për detyrime financiare, dhe në procese penale për mashtrim e peng-mbajtje të avionëve me qira.
Në bazë të përqindjes së aksioneve, kompanisë shtetërore “Turkish Airlines” i përkasin 21.5 milionë Euro borxhe, kompanisë private “MDN Investment” të Sinan Idrizit 17.2 milionë Euro borxhe, ndërsa kompanisë shtetërore shqiptare “Albcontrol” i përkasin 4.3 milionë Euro borxhe.
Nëse shit-blerja do finalizohet, borxhet do t’i shlyeje qeveria shqiptare, megjithëse nuk e ka detyrim; por do ta marrë përsipër si qokë ndaj tyre, prandaj do ta blejë kompaninë “Air Albania bashkë me borxhet.
Sipas informacionit, pas blerjes dhe shlyerjes së borxheve të kompanisë shtetërore turke dhe të Sinan Idrizit; nëpërmjet “Albcontrol” do shpall falimentimin dhe mbylljen e aktivitetit të “Air Albania” me proces tatimor e gjyqësor, duke zhdukur gjurmët e aferës dhe aktivitetit të saj.
Siç kuptohet, pjesë e pazarit është dhe avioni çarter i Edi Ramës, të cilin, kompania shtetërore “Turkish Airlines”, ia dhuroi MInistrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë më 7 nëntor 2025, disa ditë para se të deklaronte shitjen e aksioneve.
Kjo aferë që do t’i grabisë 38.7 milionë Euro buxhetit të shtetit shqiptar, për të shlyer borxhet e kompanisë turke dhe të Sinan Idrizit, mund dhe duhet të jetë indicie për drejtësinë./Pamfleti
Rama je gjigand . Jepi coje deri ne fund mbijetesen e shqiptareve.
Mund te hetohete nga prokuroria
A ka zot?si ka mundesi nuk mund ndalet ky qe shkaterroi e vodhi kete vend?
Shume bukur merrja shpirtin Shqiptareve se te thonen babe