Rihapja e dosjes pas vendimit të Strasburgut çon në thirrjen e 24 zyrtarëve, përfshirë Berishën e Bashën. Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit dhe sot deputet i PS, duhet të sqarojë urdhrat, rolin e tij dhe marrëdhëniet me Edi Ramën, i cili e shpërbleu pas pushimit të hetimeve.
Dosja e 21 janarit 2011 do të vazhdonte të ishte e “varrosur” bashkë me 4 të vrarët nga oficerët e Gardës së Republikës, nëse Gjykata e Strasburgut nuk do ta cilësonte “krim shtetëror” dhe nëse Gjykata e Lartë nuk do të detyronte SPAK-un ta rihapte çështjen dhe të kryente një hetim të thelluar.
Deri tani, SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, dhe i ka dërguar një fletë-thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha, për të dhënë sqarime lidhur me rrethanat e asaj ngjarjeje të rëndë, për të cilën drejtësia nuk e ka pyetur prej 14 vitesh.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, prokurori i çështjes do të marrë në pyetje 24 zyrtarë të qeverisë së atëhershme, drejtues e oficerë policie dhe të Gardës, si edhe drejtues të PS-së që organizuan dhe drejtuan protestën e 21 janarit 2011.
Në listën e oficerëve të Gardës që do të pyeten nga SPAK, është edhe deputeti i PS, Agron Malaj, i cili në 21 janar 2011 ishte komandant i grupit të parë të zjarrit, efektivët e të cilit kanë qëlluar mbi protestuesit, fakt i dalë nga ekspertimi balistik i armëve.
Deputeti i PS, Agron Malaj, pas akuzave të PD-së si pjesë e vrasjeve të 4 protestuesve, ka reaguar më 21 janar 2021 me deklarimin:
- “Emrin tim po e lidhin me atë ngjarje tragjike, mua ish-gardistin që refuzova të zbatoj urdhrat për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, ku u vranë 4 njerëz nën urdhrat e ish-kryeministrit dhe atij që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë. Më pas shkelën çdo ligj dhe çdo normë për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës”.
Kjo deklaratë e ish-komandantit të grupit të zjarrit është skeduar në dosjen e SPAK, duke e konsideruar atë “dëshmitar kyç” për zbardhjen e së vërtetës, se kush urdhëroi hapjen e zjarrit mbi protestuesit dhe kush e zbatoi urdhrin.
Meqenëse grupi i zjarrit i drejtuar prej tij ishte ai që qëlloi mbi protestuesit, ish-komandanti Agron Malaj duhet të konfirmojë para prokurorit nëse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët ai i akuzon, ia dhanë urdhrin direkt me radio apo celular, ose nëpërmjet kryegardistit Ndrea Prendi apo personave të tjerë që ndodheshin në godinën e kryeministrisë.
Pjesë e pyetjeve do të jetë edhe indicia nëse ish-gardisti Agron Malaj i ka dhënë privatisht Edi Ramës dëshmi të plota për personat përgjegjës të 4 vrasjeve të 21 janarit, kundrejt premtimeve për shpërblime pushteti dhe garanci për të mos u prekur nga drejtësia, siç ka ndodhur faktikisht.
Dyshimin e hetuesve e ka forcuar fakti se, pas ardhjes së PS-së në pushtet, hetimet për gardistin Agron Malaj u pushuan, ndërsa Edi Rama e shpërbleu me postin Drejtues i OSHEE për Rajonin Veri-Lindor, me postin kryetar i PS-Mat dhe kryetar bashkie për dy mandate, ndërsa tani e ka bërë deputet./Pamfleti
"Po pse nuk e kuptojë ky dërr milet, që kur unë hëngra ngjala te shtëpia e Monikës një ditë para gjyqit, për atë pak korrupsion të fshehur te blloku, se duhet të heshtnin të gjithë? Të gjithë të zgjuarët e kuptuan mesazhin dhe heshtën. Dërr mileti nuk donte korrupsion, donte protesta. Protesta kërkuat në Shkodër në 2 Prill? E morët përgjigjen. Protestë kërkuat në Tiranë? E morët përgjigjen. Ne ju vrasim Ju dhe shpirtin tuaj të protestës. Korrupsioni është vaisje që mekanizmi i shtetit të funksionojë dhe mos të digjet motorri. Sa më shumë gaz ti jap shoferi(kryeministri) aq më shumë rritet presioni i vajit dhe kap çdo skaj të motorrit(korrupsioni)". Bashkë e goditët popullin , bashkë e plaçkitët popullin, 34 vjet . Motorrit nuk i bëhet as riparim kapital. Duhet i ri. Shoferëve(kryeministrat) e radhës u duhet hequr patenta. Meqë kanë shtypur qytetarë, duhet ti drejtohen burgut. SPAK të hapi fletët e blloqeve. Disa fletë janë hapur dhe "Kasta" është lemetitur. Populli është distancuar. Halli i "Kastës" nuk është halli i popullit.
Feti nuk mendoje se qellimishte nuk i vendos 34 plus 47 vitet nen diktature qe ky Popull grabitet vidhet vritet….!!