
Në raportet e KLSH, Anti-krimit Ekonomik- Fianciar dhe dosjet e drejtësisë për aktivitetin e kompanisë shtetërore “Albpetrol” në vitet 2013-2018, emri i Endri Pukës, është skeduar si drejtori me rekorde korrupsioni e vjedhjesh nëpërmjet koncesioneve të puseve, tenderëve, pagave fiktive, falsifikimit të të ardhurave dhe pazareve me kompanitë private.
Por edhe pas largimit nga “Albpetrol”, Endri Puka nuk u shkëput nga rrjeti i karburanteve, duke mbajtur lidhje me kompanitë private të shfrytëzimit të puseve të naftës e gazit, madje bëri ortakëri të hapur dhe vazhdoi pazaret me to, lidhje e zbaluar dhe në dosjen hetimore “Bankers”.
Por ndërsa prej “Bankers”, vazhdonte merrte pjesën ilegalisht edhe pas largimit nga detyra, Endri Puka mori zyrtarisht, pjesën si ortak në kompanitë “APSUS Sh.p.k” dhe “Anio Oil& Gas Sh.p.k" të biznesmenit të hidrokarbureve, Alban Peza.
Ja si u fut Endri Puka në biznes, me emrin e bashkëshortes
Më 16 maj 2022, kompania “Anio Oil&Gas” e Alban Pezës, me koncesione në disa puse nafte në Fier, Ballsh e Vlorë, krijoji kompani “bijë” të emërtuar “APSUS”, me aktivitet nxjerrje, tregëtim e konsulencë hidrokarburesh, ndërtime, transaksione financiare dhe shit-blerjes së pasurive.
Më 28 shtator 2023, Alban Peza i shiti Eldorado Merkoçit, 20% të aksioneve të kompanisë “APSUS” me 200 euro; ndërsa më 10 tetor 2023, i shiti vetes 20% aksione me 200 Euro.
Më 12 dhjetor 2023 bashkëpronari Eldorado Merkoçi, u largua nga kompania, duke i shitur aksionet me 200 Euro te shtetasi Andon Nako.

Më 19 dhjetor 2023, Alban Peza, me dy kontrata transferimi aksionesh brenda 1 dite, i shiti Ela Pukës, bashkëshortes së Endri Pukës, 20% dhe 10% aksione të kompanisë “APSUS Sh.p.k” me vlerë totale 300 Euro, duke e bërë ortake të barabartë me 30%.

Sipas raporteve të agjencive gjurmuese, rezulton se kompania “APSUS Sh.p.k” e Endri Pukës dhe Alban Pezës, është “bija” dhe maska e kompanisë “Anio Oil&Gas Sh.p.k”, në kontrabandën e hidrokarbureve, pastrimit të parave dhe shfrytëzimit të puseve të naftës e gazit, të cilët i ka me koncesion qysh prej viteve 2014-2018, kur Endi Puka ishte drejtor i “Albpetrol”.
Kompania “Anio Oil&Gas Sh.p.k” e krijuar më 14 tetor 2014, një vit pas emërimit drejtor të Endri Pukës, ka qenë kontraktore koncecsionesh e puseve të naftës në Ballsh, Hekal e Vlorë, dhe përfituese tenderësh e ankandesh në “Albpetrol”, me vlerë totale 62 milionë Euro, madje drejtori Endri Puka e la jashtë detyrimeve fiskale.
Në bashkëpunim me Albpetrol dhe Agjencinë e Burimeve Natyrore (AKBN), kompania “Anio Oil&Gas” e Endri Pukës dhe Alban Pezës, duke përdorur një Zyrë Përmbarimore (“Altin Vako”), morën licencën e puseve në Ballsh e Hekal, që i kishte firma “TransAtlantic Albania”.
Më 7 korrik 2024, SPAK u pushoi hetimin për 27 milionë Euro abuzime
Mbështetur në kallëzimin e KLSH-së, ndaj kompanisë “Anio Oil&Gas” të Endri Pukës e Alban Pezës, filloi hetimi për mashtrim, falsifikim finaciar dhe fshehje të ardhurash për shumën 27 milionë Euro të ardhura nga puset e naftës, por më 7 korrik 2024, SPAK e pushoi hetimin në heshtje.
Siç po tenton, të heqë emrin e Endri Pukës edhe nga dosja hetimore “Bankers, ku ai është i përfshirë në vjedhjen e miliona euro të “Albpetrol”, nëpërmjet favorizimit financiar, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti
Keto hyrje dalje e shitje aksionesh pse jane ne vetvete shkelje? Nuk dua te kritikoj por si publik me pelqen te kuptoj ku eshte shkelja konkrete se ndonjeher duket nje lemsh levizje letrash pa kuptim per publikun? A mund ti sqaroni me qarte keto, si kane vjedhur konkretisht para publike keta?