TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Nëntor 2025, 15:17

Pazari i Altin Dumanit me Mirelën e KLP, kompromenton procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

 Pazari i Altin Dumanit me Mirelën e KLP, kompromenton procesin e zgjedhjes

SPAK po zgjedh drejtuesin e tij me vota të komprometuara, dhe në këtë proces, integriteti ka vdekur më parë se drejtuesi i ri të zgjidhet...

Dokumentet e siguruara nga “Pamfleti” zbulojnë një skemë të pastër konflikti interesi dhe korrupsioni institucional në prag të zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK.
Altin Dumani dhe Klodian Braho kanë përdorur strukturat e vettingut dhe konkursin për hetuesit e BKH për të blerë mbështetjen e Zeqir Hodës, anëtarit të KLP-së që do votojë për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Në prapaskenën e garës për drejtuesin e SPAK, po zhvillohet një betejë e heshtur që ka lidhje jo me drejtësinë, por me pazaret për vota brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Sipas burimeve të siguruara nga “Pamfleti”, Altin Dumani, në ikje nga drejtimi i SPAK-ut, dhe Klodian Braho, prokurori që kërkon ta pasojë në krye, kanë futur në “thes” një votë të sigurt: atë të anëtarit të KLP-së, Zeqir Hoda.
Vota është “blerë” me dy shpërblime të parapërgatitura, të cilat zbulojnë nivelin e kapjes së institucioneve të drejtësisë nga vetë njerëzit që duhej t’i pastronin.

Shpërblimi i parë: rikthimi i mikut të Zeqir Hodës në sistem

Përmes ndikimit të Altin Dumanit në procesin e vettingut dhe vendimit të firmosur nga Klodian Braho, është rikthyer në sistem prokurori Ylli Pjetërnikaj, një nga miqtë më të afërt të Zeqir Hodës.
Pjetërnikaj ishte shkarkuar nga vettingu i shkallës së parë për pasuri të paligjshme, fshehje të tyre dhe favorizime të subjekteve nën hetim, por me vendim të shkallës së dytë, të ndikuar nga Dumani dhe Braho, ai u rikthye në detyrë, duke u konsideruar “i pastër”.
Ky vendim është shkelje e hapur e ligjit të vettingut, që ndalon rikthimin e subjekteve të shkarkuara për shkelje të pasurisë dhe integritetit.

Shpërblimi i dytë: punësimi i djalit të Hodës në BKH

Shpërblimi i dytë është edhe më i drejtpërdrejtë.
Në konkursin e zhvilluar nga SPAK për rekrutimin e hetuesve të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), të drejtuar personalisht nga Klodian Braho, është përzgjedhur për punësim Ditmir Hoda, djali i Zeqir Hodës.
Sipas burimeve brenda BKH-së, konkursi ka qenë formal, me rezultate të manipuluara për t’i hapur rrugë punësimit të tij, duke i siguruar anëtarit të KLP-së shpërblimin më të prekshëm: një vend pune për djalin në institucionin që kontrollohet nga SPAK.

Reagimet dhe mbulimi institucional

Këto dy veprime; rikthimi i Pjetërnikajt dhe punësimi i Hodës, janë bërë përpara votimit për drejtuesin e ri të SPAK-ut, ku Zeqir Hoda është një nga anëtarët që do të vendosë fatin e katër kandidatëve.
Pas publikimit të këtyre fakteve nga “Pamfleti”, Dumani dhe Braho nuk i mohuan qokat, por reaguan në heshtje, ndërsa Zeqir Hoda u tërhoq përkohësisht nga votimi, me pretendimin e një “konflikti interesi të vetëvlerësuar”.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, deklaroi se do të zhvillohej një mbledhje e posaçme për këtë rast, por në praktikë asgjë nuk ndodhi.
Në vend të hetimit, çështja u mbyll politikisht: Bogdani e cilësoi “të rregullt dhe të ligjshëm” skenarin e Dumanit, duke e lejuar Zeqir Hodën të votojë për kandidatët, përfshirë edhe vetë Klodian Brahon.

Për të mbuluar konfliktin, Dumani inskenoi dorëheqjen e Klodian Brahos nga faza përfundimtare e konkursit për hetuesit e rinj të BKH-së, me qëllim që të justifikohej se “nuk ka përfshirje të tij” në përzgjedhjen e djalit të Hodës.
Në fakt, dorëheqja ishte thjesht truk procedural, që s’e ndryshon faktin se vendimi për përzgjedhjen e Ditmir Hodës ishte nënshkruar gjatë drejtimit të Brahos.

Konflikti i interesit që po mbulohet

Sipas ligjit, për të shmangur çdo dyshim, KLP duhet të përjashtonte Zeqir Hodën nga votimi për drejtuesin e SPAK-ut dhe të kishte kërkuar hetim disiplinor ndaj tij për konflikt interesi.
Nëse vërtet kërkohet “shuarje” e konfliktit, duhen zhbërë dy favorët:

1.      Përjashtimi i djalit të Hodës nga gara për hetues në BKH;

2.      Anulimi i rikthimit në sistem të prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe riçelja e procesit të vettingut të tij.

Por asnjë nga këto nuk ka ndodhur.
Në vend të kësaj, dy qokat familjare janë kthyer në çmim për një vote, atë që mund të vendosë kush do të drejtojë organin më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare.

Në fund, rasti Dumani–Braho–Hoda është fotografia më e qartë e asaj që ndodh brenda reformës: një rrjet pazari, ku drejtësia blihet me punësime, vendime dhe shërbime personale.
SPAK po zgjedh drejtuesin e tij me vota të komprometuara, dhe në këtë proces, integriteti ka vdekur më parë se drejtuesi i ri të zgjidhet./Pamfleti

mirela e klp dumani pazaret kreu i ri i spak

7 Komente

  1. l
    latifi

    Duman fshatari qe do bej drejtesi.

    1. P
      Pesionisti

      Ky eshte nje krim I rende dhe me rrezikshmeri te lart per drejtesin.Kush duhet to hetoi e ndeshkoi keto krime nga vet njerzit e drejtesis.

      1. A
        Andre

        Vetem gjyqi I popullit

      2. H
        Hallexhiu

        Po ju mbaron koha dumaner e klodianer po vjen fundi per thertoren tuaj edhe tre vjet jan varur do rrim .i keni nxire jeten dhe keni masakruar njerez per nje fjale goje duke qen ropt ne pune te vet kurse per balukun ska mas se normal skeni byth o perversa ,fundin e keni me mire ne burg me degjoni mua se perndryshe do perfundoni si ata rahmetlite e rinasit me aq pislliqe sa keni bere

        1. P
          Populli

          Lereni Altin Dumanin te punoje o njerez te mire se askush deri me sot nuk ka bere asgje vetem se jane taller me kete"PIS POPULL"Ndjese per citimin total

          1. L
            Llaposhi

            Po Rama eshte pjese e ketyre pazareve?

            1. H
              Hysen Lukani

              Bravo o pamflet , po kush po na ndëgjon mua dhe ty..?

              Lini një Përgjigje