TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Nëntor 2025, 16:58

Lufta për drejtësinë/ Më 4 dhjetor beteja finale për kreun e SPAK, prapaskena të pista për BKH-në!

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për drejtësinë/ Më 4 dhjetor beteja finale për
Luftë e fortë për SPAK e BKH

KLP më 4 dhjetor interviston kandidatët për kreun e SPAK, Mirela Bogdani del blof me kreun e BKH

Një luftë e egër ka nisur në prapaskenë sa i takon dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Altin Dumani më 18 dhjetor largohet nga kreu i SPAK, ndërkohë që Byroja e Hetimit ka mbi 2 muaj pa drejtues dhe të dhënat më të fundit flasin për një lojë të fortë që po bëhet në prapaskenë për të kapur këto dy organe.

Organi i cili duket se po bëhet pjesë e pazareve është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili në fund duhet të vulosë zgjedhjen e dy drejtuesve. Sipas informacioneve të fundit, KLP ka vendosur që beteja për kreun e ri të SPAK të nisë më 4 dhjetor. Mësohet se në këtë datë do të zhvillohen seancat dëgjimore me 4 kandidatët që kanë shfaqur interes. Më konkretisht me Adnand Xholin, Doloreza Musabelliun, Elvin Gokajn dhe Klodian Brahon.

Pra, ndryshe nga hera e kaluar kur intervistimi dhe votimi u bë në limitet e mbarimit të mandatit të kryetarit, këtë herë KLP ka vendosur të nxitojë me senacat dëgjimore. Por nuk dihet nëse do kemi votim në të njëjtën datë, pasi nëse votimi shtyhet për pak ditë më pas, duket se aty do plasin pazaret. 

Sipas burimeve, që tani ka nisur një lëvizje e fortë në prapaskenë mbi kreun e ri. Vetë Altin Dumani po lobon fort për të emëruar Klodian Brahon. Vetë “Pamfleti” ka denoncuar se si janë bërë pazare me anëtarë të KLP-së duke bërë edhe amnisti në procesin e vetingut apo duke punësuar fëmijët e anëtarëve në SPAK. Nga ana tjetër, kulisat thonë se vetë qeveria po tenton fort të vendosë aty një besnik të saj, sidomos pas zhvillimeve të ditëve të fundit, ku SPAK ka shkuar deri te numri dy i qeverisë.

Por loja më e pistë duket se po zhvillohet për kreun e BKH-së, ku edhe aty ka së paku dy grupime që po përplasen. Kreu i ri i BKH-së duhej të ishte zgjedhur që më 31 gusht, por procedurat janë zvarritur ditë pas dite. Gjatë raportimit në Kuvend, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se drejtuesi i ri do të zgjidhet para datës 10 nëntor.

Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH-së, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth 10 nëntor do të finalizohet procesi”, tha ajo.

Por me gjasë edhe kjo datë do të dështojë. 10 nëtori është pas 2 ditësh. SPAK ende nuk ka finalizuar procesin e verifikimit të figurës dhe pasurisë së 7 kandidatëve për kreun e BKH-së. Në fund, komisioni me 3 anëtarë (Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra) duhet të përzgjedhë një emër dhe t’ia dërgojë KLP-së. Vetë Dumani po bën luftë për të vënë aty një besnik të tij, por nuk po merr aprovimin nga dy anëtarët e tjerë, ku thuhet se ka pasur edhe përplasje me Arben Krajën.

Nga ana tjetër, flitet se edhe politika ka futur duart. Organet qeveritare po vonojnë kthimin e përgjigjeve mbi vetingun që po bëhet për 7 kandidatët. Ndërkohë që ka ndërhyrje edhe deri në KLP. Pra, duket se një lojë e pistë po bëhet në prapaskenë dhe nuk është çudi të kemi surpriza te emrat e dy organeve kryesore të luftës antikorrupsion. /Pamfleti

 

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund te hetohete spaku dhe bkh

    Lini një Përgjigje