
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut po ndodh përmes pazareve, posteve të shpërndara dhe votave të blera. Krimi zgjedhor ka hyrë brenda vetë institucioneve që duhet ta godisnin atë...
SPAK është struktura që ligji e ngarkon të godasë krimet zgjedhore të partive, qeveritarëve, deputetëve e biznesmenëve. Por paradoksalisht, vetë kupola e SPAK dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) janë përfshirë në një pazar politik të pistë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut; një proces që ngjan më shumë me fushatë elektorale sesa me garë profesionale.
Dy pazaret që tradhtuan “drejtësinë e re”
1. Punësimi i djalit të Zeqir Hodës në BKH
Më 10 tetor 2025, komisioni i SPAK për përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me anëtarë Klodjan Braho, Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi, përzgjodhi fitues Ditmir Hodën, djalin e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda.
Një nga firmëtarët e këtij emërimi ishte vetë Klodjan Braho, aktualisht kandidat për drejtues të SPAK.
Zeqir Hoda, babai i të punësuarit, është një nga anëtarët që do të votojë për Brahon në KLP. Me pak fjalë, një “nder” për një votë.
2. Falja e prokurorit Ylli Pjetërnikaj
Vetëm tre ditë para mbledhjes së KLP-së për miratimin e kandidatëve për drejtues të SPAK, Klodjan Braho, në rolin e tij si drejtues i trupës së vetingut në shkallën e dytë, riktheu në detyrë prokurorin Ylli Pjetërnikaj, mik i afërt i Zeqir Hodës.
Ky vendim u mor pasi Altin Dumani, që duhej të drejtonte seancën, u tërhoq 24 orë para zhvillimit të saj, duke ia dorëzuar rastin Brahos.
Rezultati: Pjetërnikaj u shpëtua nga shkarkimi dhe Hoda mori edhe një arsye më shumë për t’ia kthyer “nderin” me votë.
Kryetarja e KLP-së konfirmon lobimet
Në mbledhjen e fundit të KLP-së, vetë kryetarja Mirela Bogdani pranoi publikisht se anëtarët e Këshillit po përfshihen në lobime të brendshme dhe ndërhyrje nga jashtë institucionit për të votuar kandidatin e preferuar.
Burime të brendshme konfirmojnë se Zeqir Hoda po drejton grupin e lobimit për zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye të SPAK-ut, me ndihmën e Hysen Ketës, shefit të Etikës në KLP.
Ky i fundit është babai i Joni Ketës, aktualisht drejtor i përkohshëm i BKH-së, institucioni që gjithashtu do të miratohet nga i njëjti Këshill që voton Brahon.
Në këtë rrjet të ndërsjellë ndikimesh, gjithçka është shndërruar në një treg votash e mirënjohjesh, ku postet shtetërore u shërbejnë si monedhë këmbimi.
Kur krimi zgjedhor futet në drejtësi
Kjo situatë është një skandal institucional, që rrëzon çdo besim te pavarësia e drejtësisë.
Nëse organet që duhet të hetojnë blerjen e votës, vetë e praktikojnë atë brenda mureve të tyre, Shqipëria nuk ka më drejtësi; por një pazar batakçinjsh me toga e mandate.
Në vend që të hetojnë korrupsionin, prokurorët e SPAK-ut dhe anëtarët e KLP-së po bëjnë marrëveshje si politikanë në fushatë.
Dhe kur drejtësia bëhet palë me krimin elektoral, çdo votë, çdo vendim dhe çdo arrestim, mbetet një farsë./Pamfleti
Kaloj ne kohen ekomunizmit nje piktor ne nje fshat te Vlores .Dej nj fshatar ithot kam kollonat e portes beu nga nje luan I thot piktor i do te ecin apo te rrin ne vend .Ja pikturoj per bukuri iperqyen shum te z .te shtepis biles krenohej me luanet. Nje dit u ngrit dhe si pa luanet shkon takon piktorin epyet .Ku vajten Luanet .Ja kthen Piktori Doje te leviznin ti zuri shiu ishin me boj uji SI ky prokurori qe lahet elyet vetem te rri ne karrige perjet pa bereqet