Altin Dumani konfirmon në Komisionin e Ligjeve se SPAK ka dërguar letër-porosi në SHBA për çështjen “McGonigal” dhe pret përgjigje nga Departamenti i Drejtësisë
E ardhmja politike e Edi Ramës duket se është në duart e amerikanëve. Ndonëse kryeministri arrin deri aty sa të tallet dhe të bëjë shaka me presidentin amerikan, në fakt Uashingtoni ka një armë të fortë kundër tij: çështja “McGonigal”. Në SHBA kanë dalë fakte të forta për lidhjet e Edi Ramës me ish-agjentin e FBI-së, por në Shqipëri nuk ka pasur zhvillime.
SPAK ka nisur një procedim penal lidhur me këtë rast, por deri tani nuk është marrë në pyetje kryeministri dhe nuk ka pasur një konkluzion. Lidhur me këtë situatë, ka folur sot në Komisionin e Ligjeve Altin Dumani, kreu i SPAK.
Ai ka raportuar mbi punën për vitin që lamë pas dhe u pyet nga deputeti Ivi Kaso se në çfarë faze janë hetimet mbi dosjen “McGonigal”. Dumani njoftoi se SPAK ka bërë shumë hetime dhe ka dërguar një letër-porosi në SHBA dhe është në pritje të përgjigjes që do të vijë prej andej mbi vijimin e hetimeve.
“Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë bërë shumë hetime në territorin shqiptar, por duhet ndihma e autoriteteve të huaja dhe jemi në pritje të autoriteteve të huaja që u kemi dërguar kërkesë për ndihmë juridike,” tha Dumani.
Pra, duket se fati i Edi Ramës është në duart e SHBA. Hetimi që bëri Departamenti i Drejtësisë nxori fakte të forta mbi kryeministrin shqiptar në atë dosje dhe letra e SPAK ka shkuar pikërisht te ky departament. Nëse ata sjellin faktet dhe provat, atëherë SPAK nuk ka nga t’ia mbajë, pasi nëse vjen dosja e kompletuar, do të thotë se është porosi nga SHBA për t’i shkuar deri në fund.
Investigimi i kryer nga Departamenti i Drejtësisë ishte një goditje e madhe për Ramën, pasi tregon fijet e errëta të lidhjes me ish-agjentin e FBI.
Aty thuhet se ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, ka zhvilluar disa takime të fshehta me Kryeministrin Edi Rama gjatë vitit 2017, ndërkohë që ishte në detyrë dhe drejtonte hetimin më të ndjeshëm kundër kompanisë kineze CEFC. Takimet u organizuan nga një “këshilltar joqeveritar” i kryeministrit, i identifikuar në dokumentet zyrtare si “Personi B”, i cili njëkohësisht vepronte si lobist i CEFC-së.
Sipas raportit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë amerikane, McGonigal udhëtoi disa herë në Shqipëri pa raportuar pranë FBI-së, një shkelje e drejtpërdrejtë e protokolleve të sigurisë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai mori dhurata, darkoi në privatësi me Ramën dhe ndau informacion të klasifikuar mbi hetimet në SHBA ndaj CEFC-së, duke paralajmëruar lobistët e kompanisë që të shmangnin arrestimin. Në një email të dërguar nga adresa e tij personale, McGonigal dërgonte foto me Kryeministrin shqiptar dhe e përshkruante “reformën në drejtësi si një mundësi të artë”.
Hetimi tregon se McGonigal e përdori Shqipërinë si një bazë ndërmjetësimi për të ndikuar në hetime të ndjeshme amerikane, ndërsa vetë Rama u përdor si urë për interesa të huaja. Pagesat që ish-agjenti i FBI-së mori nga një ish-zyrtar shqiptar i inteligjencës (225 mijë dollarë cash), bashkë me përfshirjen e një zyrtari pranë Ramës, janë pjesë e një skeme të gjerë ndërkombëtare që përplaset me të gjitha rregullat e sigurisë dhe ligjit. /Pamfleti
Mendoj qe SPAK nuk ka arsye te shkoj deri ne SHBA per nje ceshtje qe dhe mund te jete fllusk. SPAK duhet te fokusohet ne DR, dhe tek kullat e medha kush qendron pas tyre si investitor, me ke studio arkitekture punojne dhe sidomos ne site gjithe koncensionet qe kane marre nje pjese e oligarkeve , ceshtjen e inceneratoreve. Kaq mjafton asgje me shume per te kuptuar i madh e i vogel ne kete vend nga kush qeveriset. Fakti qe kjo nuk po behet tregon qe SPAK eshte i pafuqishem para Kryeministrit. Do denohet ndonje minister i leshuar nga kryeministri, ndonje drejtor i pergjithshem i leshuar nga kryem e poshte. Kaq
Spaku nuk po kryen detyren kryesire për të cilën eshte krijuar. Spaku mos merret me prioritet vetem me drogaxhinjtë por te merret me prioritet politiksnët hajdute sepse ky eshte misioni i tij. . Për të futur në burg një politikan hajdut apo të korruptuar se njësoj është , mjafton një rast i vetem të provohet për këtë dhe duhet ti vihen prangat.-Nuk ka pse te harxhojn kot vite për të grumbulluar një mal me prova vjedhjesh përnjë person. Dhe për sa kohë qe Spaku nuk vepron kështu, hajdutet politikanë vazhdojnë vjedhin pa pushim ndertojn kulla me 50 kate,japin toka me 1 euro ,koncensoone pa fund etj derisa një ditë këtë shtet do e falimentojnë totalisht.
Sikur te kishte halla koqe, do te quhej xhaxha.
SPAK ka kapitulluar ne raport me politiken.
Shume mire te shkoje te veliaj te rrine bashke
Kryeministri ne Shqiperi , sidomos ky qe eshte, eshte me i forte se Trump ne Amerike, Se Macron ne France Meloni ne Itali. Kontrollin gjithcka, nga gjykata kushtetuese oligarket deri te grupet me te rrezikshme kriminale me shtrirja te gjera jaashte Shqiperise.