
Shefi i SPAK-ut deklaron se heton “anonimët”, por nuk prek dosjet e dokumentuara për krimin ekonomik të shefit të peshkimit dhe bashkëpunëtorit të Ramës...
Para Komisionit të Ligjeve, Altin Dumani deklaroi me krenari se ka nisur hetime për raste korrupsioni mbi bazën e “denoncimeve anonime”, përfshirë atë me pseudonimin “Nesti Angoni”, që çoi në hetimin e Erion Veliajt.
Por asnjë fjalë nuk tha për denoncimet e dokumentuara të “Pamfletit” lidhur me pasuritë shtetërore që ka përvetësuar trafikanti Gjergj Luca, njeriu që prej 12 vitesh është kthyer në simbol të kapjes së shtetit dhe klientelizmit qeveritar.

Prej tre vitesh, SPAK ka në dorë provat zyrtare për këtë grabitje kolosale; vendime qeveritare, kontrata “1 euro”, dhurime të paligjshme, qira fiktive dhe fonde abusive, por Altin Dumani nuk ka hapur asnjë hetim.
Arsyeja është e qartë: nëse hapet dosja “Gjergj Luca”, gjurmët çojnë drejtpërdrejt te firmat dhe urdhrat e kryeministrit Edi Rama, njeriu që ka miratuar çdo vendim për t’ia dhuruar pronat shtetërore “peshkatarit” të preferuar të tij.
Pasuritë që i janë dhënë Gjergj Lucës me vendime qeverie
· Me VKM nr. 873, datë 30.10.2015 dhe VKM nr. 266, datë 29.03.2017, Luca ka marrë falas 15 mijë m² të Rezervave të Shtetit në Labinot-Fushë të Elbasanit dhe 1500 metra tunele, të cilat nuk figurojnë në kontratë.
· Me VKM nr. 526, datë 25.07.2019, ka marrë ish-repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit, me sipërfaqe 28.960 m².
· Me VKM nr. 701, datë 30.10.2019, ka përfituar ndërmarrjen shtetërore “Parku i Minierës së Hekur-Nikelit” në Përrenjas, me sipërfaqe 10.287 m².
· Me VKM nr. 394, datë 09.06.2022, ka marrë ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me 4889 m² objekte dhe terren.
Pyje, liqene, det dhe fonde europiane
· 10 ha pyje në Zall-Shkumbin për energji fotovoltaike.
· 40 ha në Shmil të Elbasanit për energji.
· 44 ha në Zarranik për gjueti dhe faunë të egër.
· 10.382 m² truall në Labinot-Fushë për “kompleks kulturor”.
· 5.1 ha në Klenjë të Bulqizës për resort turistik.
· 30-vjeçare koncesioni për liqenin e Xarrës dhe 15 milje katrore në det për fermë peshku.
· 1.3 milionë euro nga fondet IPARD për fermerët dhe naftë me çmim të subvencionuar si për jahte luksoze.
· 2500 euro në muaj qira nga shteti për një zyrë të Doganës në pronën e tij.
Në total, vlera e pasurive të vjedhura nga shteti dhe përfituara nga Luca kap shifrën 2 miliardë euro, sipas të dhënave të mbledhura nga burime zyrtare.

Dumani bën sehir; heton anonimë, por jo mafiozë
Ndërsa deklaron se “nuk ka frikë nga askush”, Altin Dumani ka mbyllur sytë para këtij superkrimi ekonomik. Ai pranon të ndjekë “anonimë” pa identitet, por jo dosjet që çojnë te korrupsioni i qeverisë.
Për Gjergj Lucën nuk ka procedim, nuk ka hetim, nuk ka as indicie, edhe pse SPAK ka detyrim ligjor të veprojë mbi bazën e fakteve të publikuara dhe dokumenteve zyrtare.
Kjo heshtje nuk është më rastësi. Është mbrojtje e pastër politike.
Sepse nëse hapet dosja “Gjergj Luca”, përfundojnë në bankën e të akuzuarve edhe ata që e kanë ndihmuar të grabisë pasuritë e shtetit; nga kryeministri, te ministrat, te zyrtarët që kanë firmosur aktet klienteliste.
Deri atëherë, SPAK-u i Altin Dumanit do të vazhdojë të jetë një aparat selektiv, që godet vetëm gjahun e Edi Ramës dhe mbron peshkaqenët që e mbajnë në karrige./Pamfleti
Altin Dumani eshte nje fshatar qe e ngriti pushteti per ta perdorur, dhe do ta hedhin si lecke se ashtu e meriton.
Cfar tju beje Altin Dumani peshkaqeneve te pushtetit te Krimit.❓️❓️❓️
I vetmi ndryshim qe ka Padrejtesia e Re nga Padrejtesia e Vjeter, eshte se u eshte rritur rroga disa fish!!!!