Pasi lejoi dhe mbështeti me vendime betonizimin e Tiranën e bregdetit, pasi e shqeu territorin me leje e pa leje, miratoi 3 akte normative brenda 1 dite, për të mashtruar BE-në, lidhur me “Kapitullin 27- Mjedisi e Territori”, sikur po mbron vendin nga shkatërrimet…
Pas presionit të BE, lidhur me “Kapitullin 27- Mjedisi e Territori”, kryeministri Edi Rama, nisi një aksion për ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e territorit nga shkatërrimi.
Prishje me listë klienteliste në Lalz e Kepi Rodonit; asnjë prishje te objektet e të “të fortëve”
Sipas një liste që nuk prek klientët dhe miqtë e tij, Edi Rama urdhëroi Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të prishen disa objekteve në Tiranë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Sarandë.
Por nuk prishi asnjë pallat, asnjë kullë, asnjë vilë e resort pa leje, të ndërtuara nga oligarkët, trafikantët dhe zyrtarët e pushtetit lokal e qëndror; sidomos në zonën Lalëz, Shetaj, Kepi i Rodonit e Golem, ku nuk u prekën objektet pa leje të Visit të Pojës dhe familjarëve, ortakëve e avokatëve të tyre.
Kur foli për rrafshimin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama, tha se qeveria ka hartuar një “listë të zezë” me emrat e personave që kanë ndërtuar pa leje; të cilëve do t’u bllokohen punimet, do t’u prishen objeket dhe nuk do t’u jepet leje ndërtimi minimalisht për 5 vite.
Sipas tij, qeveria e ka bërë “listën e zezë” të ndërtuesve pa leje, por nuk publikon emrat e tyre, duke thënë se është dokument për përdorim të brendshëm.
Pyetja që i bëjmë kryeministrit, është kjo: - A janë futur në “listën e zezë” të ndërtimeve pa leje, Pëllumb Salillari, Ilir Trebicka, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Julian Morina, Andrea Çaushi që ka zaptuar Kalanë e Lëkurësit në Sarandë?
A janë futur Roland Ziu, Arben Muçobega i Sarandës dhe disa trafikantë e killera, të lidhur me të si kryeministër, me Olsin, Gaz Demin, Fidel Yllin dhe me ministra, deputetë e kryebashkiakë?
Këta persona, policia, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i kanë konstatuar disa herë duke ndërtuar kulla, vila, pallate, resorte pa leje në Tiranë e bregdet, por edhe duke shkelur projektet me shtim katesh e zgjerim sipërfaqesh ndërtimi mbi toka shteti e plazhe.
Vetë Edi Rama ka publikuar disa raste dhe ka urdhëruar vendosje gjobash e konfiskime; por fakti, që u jep leje dhe i lejon të vazhdojnë ndërtimet, dëshmon se nuk i ka futur në “listën e zezë”.
Tre akte normative në 1 ditë, demagogji për të mashtruar BE-në
Në datën 1 tetor 2025, Babloku firmosi 3 akte normaive për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimve; planifikimin dhe inspektim- mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.
Pasi Edi Rama, prej 12 vitesh lejoi dhe mbështeti me vendime qeverie betonizimin e Tiranës e bregdetit duke e shqyer territorin me leje e pa leje, miratoi 3 akte normative brenda një dite.
Me këto akte, ai po tenton të mashtrojë Komisionin Europian, lidhur me negocimet për “Kapitullin 27- Mjedisi e Territori”, sikur gjoja ka vendosur të shpëtojë vendin nga shkatërrimi, kur zona e pyllëzuar përgjatë bregdetit Veleipojë- Ksamil është zhdukur e betonizuar.
Madje pallate e vila, janë ndërtuar edhe brenda zonës së Parkut të Butrinit, me lejet e ndërtimit “Investor Strategjik” e “Shqipëri 1 Euro”, që i ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, por edhe me ndërtime të paligjshme, të lejuara e legalizura prej tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje