TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Nëntor 2025, 17:18

“Sheikët” e drejtësisë formojnë juristët e rinj: Të ngelurit në veting përfundojnë pedagogë!

Shkruar nga Pamfleti
“Sheikët” e drejtësisë formojnë juristët e
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Me pasuri korruptive dhe pedagogë, absurdi me reformë në drejtësi...

Gjyqtarët dhe prokurorët që u larguan nga sistemi i drejtësisë për pasuri të pajustifikuara apo kontakte të papërshtatshme, do të formojnë juristët e rinj.

Sipas një raporti të Qëndresës Qytetarë, një numër i konsiderueshëm ish gjyqtarësh dhe ish prokurorësh që janë larguar nga sistemi i drejtësisë kanë përfunduar në auditorët e universiteteve si pedagogë të së drejtës.

Për ta, ligji vendos ndalim 15-vjeçar për t'u rikthyer në sistemin e drejtësisë, por nuk u ndalon të jenë pedagogë. Ky boshllëk ligjor, sipas Qëndresës Qytetare, është shndërruar në portë të hapur drejt universiteteve, ku ish-magjistratët gjejnë terren të lirë për të vijuar aktivitetin e tyre profesional.

Dokumenti citon edhe Raportin e Komisionit Europian për Shtetin e së Drejtës 2025, ku theksohet se fakti që magjistratët e dorëhequr nga procesi i Vetingut mund të jenë staf trajnues në Shkollën e Magjistraturës “përbën një mangësi serioze”. Qëndresa Qytetare vëren se situata është më e gjerë: disa prej tyre ligjërojnë jo vetëm në universitetet private, por edhe në ato publike, madje edhe në kurse që lidhen drejtpërdrejt me etikën profesionale.

Nga monitorimet tona dhe raportimet e studentëve rezulton se një pjesë e ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, të dorëhequr ose të shkarkuar nga Vetingu, janë angazhuar rishtazi në universitete publike e private, madje edhe në Shkollën e Magjistraturës, duke ligjëruar për studentët e drejtësisë. Nëse një gjyqtar apo prokuror është larguar nga sistemi sepse nuk ka justifikuar pasurinë, ka pasur kontakte të papërshtatshme ose ka shmangur vlerësimin e aftësive, është e papranueshme që i njëjti person të jetë sot mësues i etikës profesionale apo i parimeve të drejtësisë për studentët. Kjo dëmton besueshmërinë e institucioneve akademike dhe krijon kontradiktë të hapur me frymën e reformës në drejtësi, e cila synonte të largonte nga sistemi figurat pa integritet”, thekson raporti.

Organizata thekson se kur në auditore gjenden figura të cilat kanë shmangur ose nuk kanë kaluar procesin e Vetingut, mesazhi që u transmetohet studentëve është se standardet e integritetit mund të anashkalohen, gjë që rrezikon të deformojë formimin e tyre profesional. /Pamfleti

5 Komente

  1. k
    katundari

    çfarë ironie!! të shkarkuar nga procesi i Vetingut do japin leksione drejtësie,

    1. V
      Vlora heroike...

      Keta qe kane vjedhur drejtesine njerezve dhe kane mbushur xhepat. Kane favorizuar korrupsionin e cdo qeverie dhe zyrtareve te larte. Kwta qe muk kane zbatuar ligjet por i kane shtremberuar tani na shfaqen si engjej qe do te mesojne brezin e ri si te vjedhin dhe ti bejne ndere polotikes ne kurriz te shtetit Shqiptar. Keta jane me te keqinj se serbet dhe se greket ose se dhe turqit. Turp fare e keqe....

      1. A
        Ariu

        Nuk mund te ndalohen te jene lektore te se drejtes

        1. D
          Deno

          Realisht jane me te mire se ata qe jane tani ne pune

          1. N
            Njazi Kolaj

            Këtë sistem drejtësie duhet një fshesë e hekurt për ti fshirë që nga pastruesja e institucionit deri kryetar të gjykatave po ashtu si bëri Sali Lugati më 1992 që i pushoi të gjith për të sjell gjykatësit dhe prokurorët e plepave që kanë bërë kërdinë duke rjepur popullin.

            Lini një Përgjigje