Lidhja e fortë Rama-Doshi dhe bashkëveprimi në këto zgjedhje si aleatë, u vërtetua dhe nga fakti, që e deleguar në festën e fitores së koalicionit PS-PSD që organizoi Toma, kryeministri Edi Rama dërgoi si përfaqësuese të qeverisë e të PS ministren Edona Bilali, ish-menaxhere e bizneseve të Tomës
Edhe “non grata” Tomë Doshi, ashtu si aleati dhe miku i tij Edi Rama, ka nisur turin e festimeve të fitores me sloganin “Faleminderit” nga Vau i Dejës, ku ka marrë këshillin bashkiak, përveç kryebashkiakut Kristjan Shkreli të PS që ngriti dolli si përfaqësues i PSD.
Gjatë festës, pasi e ka cilësuar Partinë e tij forcë politike kryesore, me program, vizion e mbështetje perëndimore e popullore në Shqipëri, Toma u kërkuar demokratëve të braktisin PD-në dhe Sali Berishën, për të shpëtuar nga e keqja.(!!)
Më konkretisht, Tomë Doshi tha: - Sot nga kjo ditë feste e fitores tonë, unë u bëj thirrje demokratëve të braktisin partinë e “non grata”-s dhe të bashkohen me partinë time PSD, si forcë progresiste që fiton, sepse PD nuk ekziston më.
Thirrja e Tomës ishte kopje e thirrjeve që ka bërë Edi Rama gjatë fushatës e pas zgjedhjeve të 14 majit, jo se Toma nuk ka nivel kulturor e aftësi shprehëse si politikan e intelektual orator, por sepse janë në “kazan interesash e punësh të pista”, dhe Tomës i duket vetja më i ditur e politikan klasi kur përsërit Bablokun.
Ndërsa lidhur me thirrjen drejtuar demokratëve, për të braktisur liderin “non grata” me tituj “Prof. Dr.”, dhe për të shkuar te “non grata” injorant, është vërtëtë për të ardhur keq, që Sali Berisha është katandisur si objekt tallje e denigrimi edhe nga Toma.
Lidhja e fortë Rama-Doshi dhe bashkëveprimi në këto zgjedhje si aleatë pushteti, u vërtetua dhe nga fakti, që e deleguar në festën e fitores së koalicionit PS-PSD që organizoi Toma, kryeministri Edi Rama dërgoi si përfaqësuese të qeverisë e të PS, Ministren e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ish-menaxhere e bizneseve të Tomës./Pamfleti
Lini një Përgjigje