TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Maj 2023, 15:25

Edi Rama po e përdor Sali Berishën siç Enver Hoxha përdori Ahmet Zogun për 40 vite

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama po e përdor Sali Berishën siç Enver Hoxha përdori
Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Edi Rama

Edhe  zgjedhjet e 14 Majit, ishin tregues i fatkeqësisë që shumica e shqiptarëve, vazhdojnë të jenë aq naiv e indiferentë ndaj fatit tyre, sa lejojnë “monstra” autokratësh si Saliu, Iliri e Edi, që marrin pushtet duke përdorur si propogandë zullumet e njeri-tjetrit, por pa ia referuar drejtësisë...

Kryeministri Edi Rama dhe makineria propagandiste e “Rilindjes”, bëjnë krahasime me vitin 2013, për të justifikuar dështimet në ekonomi, rritjen e borxhit, korrupsionin, vjedhjet, dhunën policore, degradimin e drejtësisë, grabitjen e pasurive publike e private më ligje klienteliste.

Kur Edi Ramës i kujtohet papunësia, shtimi i varfërisë e largimeve nga vendi; rritja e çmimeve, falimentimi i biznesve, rritja e evazionit, pagat dhe pensionet e ulëta etj., ai thotë: - Jemi si dita me natën, në krahasim me 2013-ën.  

Kur i përmendet shëndetësia e degraduar nga mungesa e ilaçeve, shërbimeve, shpërfillja e korrupsioni, apo kur i përmenden aferat me PPP-të, tenderët, ankandet, dhurimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe të bregdetit tek lucët, ulajt, gjikuritë, çelajt, doshët, gjokajt, pajët, xhaçkët etj., ai thotë: - Nuk jemi si më 2013-ën.

Është fakt, që Sali Berisha më 2005-ën me Boden, Pollon, Bashën, Rulin, Mediun, Fazllicin, Kuliçin, të bijën e të birin; por edhe me Ilir Metën më 2009-2013, instaloi një regjim të zhytur në trafiqe, vjedhje, korrupsion, grabitje pronash shtetërore me letra false e pronash private më dhunë.

Edhe Edi Rama, prej 10 vitesh po bën të njëjtën gjë si Sali Berisha, madje grabitjet po i bën me ligje të posaçme, nën maskën e investimeve strategjike, ndërsa fondet publike i vjedh me tenderë sekret, akte normative e shtesa kontratash për oligarkët.

Por Babloku vazhdon thotë: - “Ne nuk jemi e nuk po bëjmë si ata që ishin deri më 2013-ën”; kur realisht nuk ka asnjë ndryshim, përveç faktit që Saliu qëndroi 2 mandate, ndërsa Babloku është në gjysmën e mandatit të tretë e po punon për mandatin e katërt të sundimit.

Edhe nëse Edi Rama nuk do vepronte si Sali Berisha, nuk ka pse e krahason pushtetin e tij me 2013-ën, por me detyrimet integruese të vendit dhe problemet sociale, ekonomike, të sigurisë së qytetarëve etj.; sepse të krahasohesh me mangësitë dhe zullumet e pushtetit të 10 viteve më parë, është përpjekje për të fshehur dështimin e justifikuar zullumet që po bën vetë.

Pra, Edi Rama po bën krahasime me 2013-ën, dhe po e përdor Saliun si “gogol” para shqiptarëvc, tamam si Enver Hoxha dhe makineria propagandistike komuniste, që bënte krahasim me 1938-ën dhe përdorte si “gogol” rikthimin në pushtet të Ahmet Zogut me bejlerët.

Dihet që koha, zhvillimet, rrethanat dhe personazhet e para 85 e 32 viteve që po përmendim, nuk janë të njëjtë me këta të sotmit, por nga mendësia, sjelljet e aktet që kanë kryer në këto 30 vite sundim, janë kopje e tyre.

Edhe  zgjedhjet e 14 majit, ishin tregues i fatkeqësisë që shumica e shqiptarëve, vazhdojnë të jenë aq naiv e indiferentë ndaj fatit tyre, sa lejojnë “monstra” autokratësh si Saliu, Iliri e Edi, që marrin pushtet duke përdorur për propogandë zullumet e njeri-tjetrit, por pa e çuar para drejtësisë njëri-tjetrin, sepse janë bashkë në çdo krim ndaj vendit e popullit./Pamfleti 

ahmet zogu enver hoxha sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje