Edhe në zgjedhjet e fundit mafiozët përcaktuan rrugët e pushtetit. Blenë e vodhën vota pa problem, në sy të ambasadores amerikane dhe ajo nuk e hapi njëherë gojën, nuk ua përmendi as emrin...
Karta ‘non- grata’, që zhbllokoi kodin për shpresa se të pasurit me prapavijë politike, kriminelët dhe horrat e shtetit pusht, u zgjuan pritshmëritë për drejtësi.
Po çfarë ndodhi në të vërtetë?
U prezantua si kartelë amerikane, por gjysma ishte ‘made in Mc Gonigal’, gjysma made in Yuri Kim. Klonimi Edi Rama- Soros- McGonigal- Yuri Kim, prodhoi drejtësi me substancë nga padrejtësia. Konkretisht dhe qartësisht, bënë këtë që shohin e lexojnë gjithë shqiptarët. Rrëzuan një prokuror të pasur, Adriatik Llallën, e zëvendësuan me një tjetër, po të pasur, Arben Krajën, e së fundmi për të gjeneruar mbështetjen ndaj krimit, i varën mëlçitë në qafë ‘ujkut’ Altin Dumani, që ende nuk ka kapur asnjë “kafshë” të madhe, përveç ca “kecave” që i kanë ende buzët me qumësht dhe që thithnin sisë tek pasanikët e kriminelët me kartë dhe pa kartë.
Ata që janë me kartelë dihen. Edhe në zgjedhjet e fundit përcaktuan rrugët e pushtetit. Blenë e vodhën vota pa problem, në sy të ambasadores amerikane dhe ajo nuk e hapi njëherë gojën, nuk ua përmendi as emrin.
Po ku shkuan votat?!
Tek Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama, të tre të pasur, të akuzuar dhe të urryer nga shqiptarët, si autokratë dhe antiamerikanë.
Thjeshtë, gjithë shqiptarët janë në një mëndje. Partia e tretë e Ilir Metës, është po aq antiamerikane sa e dyta e Sali Berishës dhe po aq sa e para e Edi Ramës. Të tre këta shëmtira, kanë marrë përsipër të integrojnë Shqipërinë në strukturat euro-atlantike.
Themi pa dilemë kështu, pasi edhe në votimet e ardhshme, nuk mund të ketë panoramë tjetër, përveçse pak më shumë kontrast diktatorial.
Tre hajdutët që janë bashkë, ndajnë pushtetin dhe pasuritë bashkë, shtiren sikur zihen me njëri-tjetrin e gjoja i ruhen falsitetit të rrebesheve perëndimore.
Ca pyetje të thjeshta.
A vazhdon ende në sportelet e ambasadës amerikane pushteti i Bablokut, siç ka deklaruar publikisht?!
A është e vërtetë se prej muajsh që ambasada ka kufizuar shërbimet, përjashto banditët e Edi Ramës dhe Lali Erit që kualifikohen për lëvizje dhe fshehje pasurish në Amerikë?
Adriatik Llalla, a është dënuar pasi ju sigurua largimi në Itali? Ditën e dënimit, a ka pasur pasaportë diplomatike në xhep?!
Këta krye bashkiakët, të krimbur në pasuri e krime, a janë me viza amerikane dhe a ju kanë lindur fëmijët në Amerikë, atje ku kanë investuar paratë e vjedhura?
Po ky i shpifuri i fundit, që dyshojmë të mos jetë i fundit, Enkelejd Alibeaj që dha dorëheqjen si ‘bajgë e shkelur’ nga gomarët e Bablokut, a ishte made in Yuri Kim, alias Sali Non-gratë?!
Po pas pyetjeve e perdeve të skenës me pak dritë, çfarë ka tjetër?
Pas kësaj bezeje kineze, rri edhe detyrimi ynë moral e profesional, për të artikuluar realitetin brenda optikës që nuk fajëson shqiptarët që ende pyesin në mënyre habitore, ç’po ndodh more, çfarë është ky skeç idiot, pse Mafia e ka xhan ambasadoren Yuri Kim?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje