TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Maj 2023, 10:47

Policia do ta çojë Saliun në Gjykatë më 19 maj, në 2-vjetorin e shpalljes “non grata”

Shkruar nga Pamfleti
Policia do ta çojë Saliun në Gjykatë më 19 maj,
Sali Berisha/

Qoftë një fillim i mbarë i drejtësisë për të nisur hetimin e familjes “non grata”, por edhe për dosjet që ky “monstër” krimesh e korrupsioni ka stok në SPAK  

Në njoftimin që bëri krye bashkiaku Erjon Veliaj, thuhet se kryetari i Foltores, Sali Berisha, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, si i akuzuar prej tij për shpifje, dhe për këtë arsye do çohet forcërisht nga policia në seancën tjetër.

Nuk dihet nëse është koincidencë kalendarike, apo veprim për ta veshur me simbolikë poshtëruese dërgimin e Saliut me polici në Gjykatën e Posaçme, por  data 19 maj është 2-vjetori i shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Kjo është hera e parë që Sali Berisha, do çohet me forcë policore në një seancë gjyqësore si i akuzuar, mbasi gjatë këtyre 32 viteve tranzicion, prokuroria dhe gjykata nuk e kanë kurrë as i dëshmitar e as denoncues.

Qoftë nisje e mbarë e drejtësisë së re, që të mos mjaftohet vetëm me këtë gjykim “limonadë” për shpifje ndaj Lali Erit, por Sali Berishën ta marrin në pyetje, ta hetojnë e ta gjykojnë për dosjet që ky “monstër” krimesh e korrupsioni ka stok në SPAK.

Sepse  stok, po qëndron dhe hetimi për akuzat e rënda të bëra nga DASH në vendimin “non grata”, si dhe dosjet e rënda Gërdeci, 21 Janari, ish-Kompleksi “Partizani”, privatizimi ARMO, i 4 HEC-ve etj., të cilat SPAK i ka ri-hapur prej 2 vitesh, por nuk thërret vetëm Sali Berishën./Pamfleti

sali berisha policia gjykata "non grata"

Lini një Përgjigje