TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Maj 2023, 11:19

Edhe gomari më budalla, një titull shkencor e ca milionë dollarë i ka!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Edhe gomari më budalla, një titull shkencor e ca milionë

Gomarëve u punon maçoku arën dhe fshatarëve ua ha dreqi farën...

Babloku e ka ndarë mëndjen. Gomarët e fshatit tonë nuk janë budallenj. Atë ditë që i gumbulloi në “pyllin orbital” të Lali Erit, tek kali i Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), jo pa qëllim i lidhi pas bishtit të kalit. Pas kalit hijerëndë të luftrave, u rreshtuan gomarët qime- butë e punëtorë, për t’u dhënë mesazhin e civilizimit njerëzve çehre-egër e dembelë.

Çështje shumë sensitive janë personaliteti dhe identiteti, aventurat dhe strapacimet e gomarëve për t’u prirë njerëzve.

Në miliona vjet u shfrytëzuan padrejtësisht nga njeriu. 

Ekzaminimi i tyre, erdhi pas zbulimit të Akademisë së Barinjve; se mushkat nuk pjellin. Shkencëtarët e parlamentit, i përqëndruan studimet tek gomarët. U eksperimentua se gomarica mbarset edhe me gomarin, edhe me kalin, pra lind edhe gomar edhe mushkë.

Ky studim ngjan më shumë se gomarllëk njerëzor.

Veshgjatët, mijëra vite më parë, kishin votuar “kodin e familjes”, duke menduar edhe për njerëzit: Gomari mban dy gra. Në fshatin e vet ka gomaricën, kudo tjetër pelën. Edhe gomarica ka dy burra: Në fshatin e vet dashuron gomarin, kudo tjetër kalin.  

Ky kryqëzim, këto sjellje të gomarëve me pelat që u shkëlqen qimja dhe i gomaricave me kuaj që u shndrit nuri, u ka hequr “trutë” edhe dioplomatëve që peshojnë aq rëndë, sa i merr era dhe i “tretë” nuk dihet se ku, çdo tre vjet.

Thefshin qafën e na marrshin keqen e çdo gomari!

Në fshatin tonë, secili gomar është më i arsimuar se çdo diplomat apo zyrtar perëndimor, më i pasur dhe më i mbrojtur. Ata edhe kërriçët i pjellin në Amerikë, duke u kujdesur për gjeneratat e veta.

Qeshte njërëzia kur një farë Olta Xhaçke, fluturonte si çafkë mbi kokën e ambasadores Yuri Kim për ta hedhur në “greminë”.

Atyre që fërkonin sytë, ç’po ndodh, ç’është kjo miushë që vuri përpara “maçokun”, sot qepallat u janë lagur nga të qeshurat.

Këtyre anëve gjithçka ndodh.

Gomarëve u punon maçoku arën dhe fshatarëve ua ha dreqi farën...

Babloku e di sa vlerë kanë gomarët. Në nuk e besoni, merrini një për një, emër për emër. Janë buzë lëmuar, të lumtur, të gëzuar. Edhe gomari më budalla, titull shkencor e miliona dollar i ka!/Pamfleti

gomari titull shkencor milionë dollarë

Lini një Përgjigje