TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Maj 2023, 12:03

Rrangallat e vjetra të politikës shqiptare dhe thirrja ulëritëse për ndryshimin e elitave

Shkruar nga Pamfleti

Rrangallat e vjetra të politikës shqiptare dhe thirrja

Prej 30 vitesh, kalbësirat Berisha, Meta, Rama, Mediu dhe bishtat e tyre, kanë kapur kupolën e politikës, shtetit e parlamentit si familje e klane mafioze dhe nuk e lëshojnë, madje kur kërkon për t’i larguar të fusin në burg, ose të nxijnë jetën deri sa të ikësh nga Shqipëria

Në këtë fushatë elektorale, vihet re një aktrim i ri i kastës së vjetër politike që po sundon Shqipërinë, të cilët i thonë njeri-tjetrit “Je koha e vjetër”, dhe kacafyten duke përmendur zullumet që kanë bërë bashkë dhe veç e veç.

Në fakt, të gjithë kryetarët e partive që lënë e marrin pushtetin, janë e vjetra e kalbëzuar në vjedhje, krime e akte anti- kombëtare, që prej 25-30 vitesh janë brenda sallës së parlamentit, ku bëjnë sikur kacafyten para mediave, ndërsa jashtë bëjnë pazare në kurriz të këtij populli.

Rrangallat e vjetra të politikës shqiptare dhe thirrja
Rangallat e vjetra të politikës shqiptare

Prej kaq vitesh kanë kapur poltronët e politikës, shtetit e parlamentit si familje e klane mafioze dhe nuk i lëshojnë, madje kur proteston për t’i larguar,  të fusin në burg, të vrasin, ose të “nxijnë jetën” deri sa të largohesh nga Shqipëria.

·         Sali Berisha ka vërsulur “tellallë” për të thënë se Edi Rama i përket politikës së vjetër, por vetë Saliu, që për 31 vite nuk e lëshoi postin Kryetar i PD deri sa e shporri Lulzim Basha; prej 27 vitesh është deputet, 6 vite ishte President Republike e 8 vite kryeministër.

·         Edi Rama, ka dalë në këtë fushatë me sloganin: “Përpara, jo më mbrapa” dhe me thirrjen “Mos votoni të vjetrën”, kur vetë është qysh prej vitit 1991 në politikë me Saliun e Ilirin, ndërsa prej 18 vitesh është Kryetar i PS, ka qenë 2 vite ministër, 11 vite Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe prej 10 vitesh është deputet e kryeministër.

·         Ilir Meta, po nxjerrë në takime e media, nxënës shkollash që thonë se Edi Rama është  “politika e vjetër”, por vetë Iliri për 12 vite ishte drejtues në PS; prej 19 vitesh është Kryetar i LSI (PL); prej 27 vitesh ishte deputet, 6 vite ministër e zv/kryeministër, 4 vite kryeministër, 4 vite Kryetar Kuvendi e 5 vite President Republike.

·         Fatmir Mediu, në takimin elektoral në Shkodër për kandidatin Bardh Spahia, e quajti veten “Modeli dhe forca e re e politikës”, por në vitet 1991-1996 ka qenë Zv/kryetar i Partisë Republikane, prej 27 vitesh është kryetar kësaj partie, ndërsa prej 23 vitesh është deputet, dhe 7 vite ka qenë Ministër i Mbrojtjes dhe i Mjedisit  

“Jam fryma e re politike”, thotë edhe Vangjel Dule, megjithëse prej 25 vitesh është Kryetar i PBDNJ, prej 22 vitesh deputet e 3 vite ka qenë Zv/kryetar Kuvendi.

Edhe Shpëtim Idrizi, në fjalimin e nisjes së fushatës me disa kalamaj në krahë, tha se fajin e ka politika e vjetër, por për vete është prej 16 vitesh kryetar i PDIU, prej 18 vitesh deputet e 4 vite ka qenë Zv/kryetar Kuvendi.

Dashamir Shehi e thotë troç: “Shqipëria është marrë peng nga kasta e vjetër”, por vetë është prej vitit 1992, me poste 3 vite Ministër i Punës, 3 vite Zv/kryemiministër e Ministër Ndërtimi; prej 21 vitesh është  Kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e prej 27 vitesh deputet.

A mund të quhen e reja e shpresës dhe ndryshimit, këta kalbësira që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur dhe poshtërsi pa i bërë Shqipërisë e shqiptarëve?!/Pamfleti

rangallat politika e vjetër ndryshimi elitat

Lini një Përgjigje