TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Maj 2023, 09:57

Shkodra, “pëllumbi” me “krahë” të prerë, nisi fluturimin në Qiellin e Lirisë

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Shkodra, “pëllumbi” me “krahë” të
Shkodra e "pushtuar" nga qentë/

Në qëndrimin sezonal, Saliu dhe djali i Alisë, u kujdesën vetëm për veten dhe një grusht “kafshësh” të zgjebosura...

Sali Berisha u përzu nga Shkodra. I braktisur, i urryer, i koritur, i tërbuar si egërsirë e plagosur rëndë, iku. Iku për të mos ardhur më as anës Bunës, as anës Drinit, ku ka bërë kërdinë. Me turinj pis, si ujk që pasi ka lënë “vathën” bosh dhe e kanë qëlluar aq rëndë, sa nuk ngrihet kurrë më në këmbë, u zvarrit gëmushave e theu qafën s’dihet, as i intereson askujt, se për ku.

 Ajo që dihet është se këtë egërsirë nuk e pranon askush.

Në Amerikë, Angli e gjithandej e kanë ekzaminuar ‘sëmundje të rrezikshme të njerëzimit. Një tip kolere që bëri kërdinë kudo u shfaq, dhe në Shkodër, fatkeqësisht, kishte gjetur një strehëz. Në qëndrimin sezonal, Saliu dhe djali i Alisë, u kujdesën vetëm për veten dhe një grusht “kafshësh” të zgjebosura.

Hanit të Hasan P*rdhës, edhe pas zbythjes së Saliut dhe një shiu të bekuar që pastroi qytetin sapo aty erdhi Benet Beci me ca projekte në dorë, ende i vjen erë e keqe. Diku afër Hanit, Djali i Alisë, nipi i Spahisë, stërnipi i Kadisë dhe hyzmeqari i Salisë, siç e kemi prezantuar para audiencës sonë, të vetmen punë që ka lënë, është një strehëz qensh rrugaçë.

Në ka bërë diçka tjetër të mirë, më thoni.

Se është vetëm kështu, se kishim të drejtë të shqetësohemi për kohëzgjatjen e kufizimit të mundësive të Shkodrës për çlirim nga mafia e Sali Berishës, kemi folur çdo ditë, deri sa erdhi momenti i shumë pritur ku Shkodra, “pëllumbi” me “krahë” të prerë nga Saliu, nisi fluturimin në Qiellin e Lirisë./Pamfleti

shkodra bardh spahija sali berisha qielli i lirisë

Lini një Përgjigje