Pse është kaq i lumtur Ilir Meta pas humbjes katastrofike të koalicionit që drejtonte “Bashkë Fitojmë”?
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta, këtë fundjavë ka qenë për piknik në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë, prej nga ka postuar video e fotografi ku dukej shumë i lumtur, e po kështu edhe Monika Kryemadhi e veshur si modele në alpe.
Edhe ditën kur u shpall humbja e thellë dhe e të turpshme në zgjedhjet lokale, Ilir Meta pa pikë turpi, u shfaq i qeshur dhe i gëzuar sikur ishte fitues, gjë që krijon dyshime, nëse nuk ka punuar për të humbur dhe e ka dëshiruar e pritur atë (humbjen).
Këtë dyshim ta krijon fakti që humbja më 14 maj, i është faturuar vetëm Sali Berishës, por dhe deklarata e Evi Kokalarit, që Ilir Meta ka drekuar me Lindita Nikollën 2 ditë pas humbjes, si dhe çudia që “fronti rilindja” nuk po e përmend fare kryetarin e PL si gjysmën e humbjes.
Ndërkohë që miku dhe aleati i tij “non grata” Sali Berisha, po përballet me zërat potencial si shkaktar i humbjes, ndërsa nga kampi “blu” e jashtë tij, po i kërkohet heqja dorë nga pengmarrja e PD, me pasojë braktisjen masive dhe izolimin ndërkombëtar.
Indiferenca e Ilir Metës ndaj Sali Berishës pas 14 majit, është dukshëm e çuditshme, qëndrim i një humbësi tepër të lumtur; prapa lumturisë së të cilit, krijohet përshtypja se qëndron diçka tjetër me interes më të madh për të, se një fitore në zgjedhjet lokale.
Qysh para zgjedhjeve, është folur për përdorim të Ilir Metës nga Edi Rama, si “Kalë troje” brenda lëvizjes së Sali Berishës, për ta çuar në një humbje të tillë diskredituese e kapitulluese, të cilën Sali Berisha nuk po di as ta justifikojë e jo më ta menaxhojë.
Për shërbimin ndaj Edi Ramës, në këmbim të pabesisë, rrënimit e turpërimit të Sali Berishës në zgjedhje, Ilir Meta nuk besojmë se ka marrë çanta me para, pasi ai ka depo me lekë, Euro e dollarë në Shqipëri dhe llogari qindra milionëshe e lingota floriri në bankat e Londrës e në ishujt parajsa fiskale.
Logjikisht, i vetmi hall që duhet ta ketë detyruar Ilir Metën, t’i shërbente Edi Ramës brenda Foltores, janë 3 dosje aferash që SPAK ka rihapur me kërkesë të PS dhe kallëzimet e dirigjuara nga Taulant Balla, të cilat thuhet se janë bllokuar nga Edi Rama, siç veproi me dosjen e floririt.
Ilir Metën nuk e bëjnë të lumtur në këtë humbje, as marrja e shumicës së këshilltarëve që fitoi koalicioni, por vetëm garancia që i ka dhënë Edi Rama, për mbylljen e dosjeve në SPAK.
Sidomos, të dosjes CEZ-DIA, ortakërisë ruse në kompanitë e naftës e pastrimit të parave nga Monika Kryemadhi me operacionet plastike; zhdukja e Eduard Belegut dhe dosja e Ilir Metës, si porositës vrasjesh me pagesë, që denoncoi me prova i penduari Nuredin Dumani.
Për aktivitetet korruptive e kriminale ku është zhytur Ilir Metaj në 30 vite, dhe hunbja e kontrollit mbi drejtësinë e re; ka qenë i detyar të pranonte bashkëpunimin për të asgjësuar politikisht Sali Berishën, si shërbim për të shpëtuar “lëkurën” e tij.
Qetësia dhe humori nga Bjeshkët e Sharrit, siç duket, tregon se Ilir Meta e ka kryer misionin për rrënimin e plakut “non grata”, dhe është shumë i lumtur megjithëse humbës i thellë, mbasi ka fituar garancinë e paprekshmërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje