TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Mars 2025, 11:14

Në Albanistan shëtit lirshëm vetëm 1 amerikan

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Në Albanistan shëtit lirshëm vetëm 1 amerikan

Që kur Sali Berisha e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, amerikanët e vërtetë nuk vinë më këtej...

1 amerikan në Albanistan, Chris LaCivita, ngeli i vetëm që dje.

Sasia e numrave të amerikanëve në fshatin tonë, prej kohës që Sali Berisha e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike dhe e bëri të njohur si Albanistan, është më e madhe tek tabela e shifrave negative. 

Poshtë zeros, vazhdojnë shënohen gjithë numrat e harruar të amerikanëve të fshatit tonë, dhe ai i fundit që shqiptohej në fillim të çdo lajmi si pozitiv, ambasadorja Yuri Kim, prej dje që mediat shpërndanë lajmin se është pushuar nga administrata Trump, na dha kapelën e këtij shkrimi; në Albanistan shëtit lirshëm vetëm 1 amerikan.

Minuset, si alternativë e qëndrueshme në Albanistanin e Europës, janë statistikat e bilanceve të budallenjve që kërkojnë me qiri ndonjë amerikan që ndihmon drejtësinë, që ekspozon demokracinë apo komercializon shoqërinë.

Investimet luksoze të Aleks Soros dhe USAID-it në Albanistan, janë sot shifra të çmëndura negativiteti të fushatës së përsosur anti-demokraci.

Amerika po eksporton demokraci këtyre anëve, në mënyrën e vet.

Prej shumë kohësh, as Qeveria, as bashkëjetuesja e saj Opozita, as drejtësia, as partnerja e saj Mafia, nuk gjejnë një amerikan prej vërteti të bëjnë foto në Albanistan, sa për të thënë, që amerikanët janë këtu dhe pritshmëritë për arrestime VIP s’ka shanse t’i vyshkë i nxehti i zgjedhjeve të 11 majit.

I vetmi që shkon takon ca amerikanë që nuk kanë qenë kurrë në nahijen tonë, është një tip vrasësi me pseudonimin Fatmir Gërdeci.

Amerikanë të tjerë, nëse “fshihen” këtej, janë anonim.

As në rrugën e Elbasanit, as në atë të Kavajës, nuk kallajtisen enët e vjetra të hajdutërisë.

Pas llamarinave të politikës dhe diplomacisë, ka vetëm mistere.

Të tërë punojnë si të vjedhin votat e 11 majit, e t’ua thyejnë syzet qorrave të SPAK-ut.

Guraleci në xham të llogaritjeve të plus- minuseve, ka ngelur vetëm Krishti i Sali Berishës.

Chris LaCivita, vjen shpesh për vizita, e askush nuk e kupton, a është numër pozitiv apo negativ në numëratorin e tabelës vrima-vrima të kilometrazhit të makinës 34 vjeçare të shtetit rrangallë që gëzohet se në Albanistan shëtit lirshëm vetëm 1 amerikan./Pamfleti

albanistan amerikan

Lini një Përgjigje