TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Mars 2025, 10:01

Edi Rama e ka mbyllur Tik -Tokun, edhe pse ju vazhdoni ta përdorni

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Edi Rama e ka mbyllur Tik -Tokun, edhe pse ju vazhdoni ta përdorni

Idiotësia e kryeministrit ka rritur jo vetëm trafikun e Tik- Tokut, por të gjithshkaje që ai ka ndaluar me vendime qeverie...

Lajmet për mbylljen e Tik Tokut u shpërndanë përmes Tik- Tokut.

Edhe kur arrestohet ndonjë zyrtar hajdut apo kriminel, nga hajdutët e kriminelët shpërndahet lajmi. Madje, gjithandej debatohet në mediat e krimit, se një prokuror i korruptuar e kriminel, pastaj një gjykatës kësi soji, e dënon të zënin në dëm.

Por të rrimë tek Tik Toku.

Edhe protesta e të rinjve kundër censurës së fjalës së lirë, përmes platformës Tik -Tok i mbushi ekranet me një realitet paralel.

Na janë ngatërruar jo vetëm përdoruesit e Tik -Tokut, por edhe analistët e Bablokut e të Noc Rrokut.

Ata afër parave të pista, edhe sot pas disa ditësh, shqyejnë gurmazet, se kryeministri ka të drejtë që e mbylli, ata në cepin tjetër të interesit, futen në Tik -Tok dhe betohen se nuk është e vërtetë kjo, se lajmi është i rremë, si gjithë vendimet e tjera qeveritare në 12 vjet, se Tik -Toku ka rritur trendin e përdorimit, zemërimit dhe mosbesimit tek qeverisja.

Analistët dhe përdoruesit e Tik -Tokut ngatërrohen, interneti qeshet se si mediokriteti i qeverisë transmetohet si sukses dhe suksesi i Tik -Tokut si triumf mbi asgjënë.

Pra, asgjë s’ka ndodhur, përveçse u prodhua një lajm fals për të sfumuar skandalet prej vërteti.

Pamjet janë epike.

Influencues interesash, opinionistë oborri, patronazhistë piratë, qytetarë të thjeshtë, me kamera e telefona në duar, të gjithë heroikë dhe ironikë, diskutojnë mbi mbylljen që nuk ju bë Tik -Tokut apo trendin e ri që po zë kjo platformë inteligjente.

Të dyja palët, edhe ata që thonë e mbyllën, edhe ata që mburren se nuk u mbyll, e konsiderojnë fitore të lavdishme luftën me mullinjtë e erës, me arsyen se s’ka ligj, as logjikë që ja mbyll arsyetimin asnjërit.

Idiotësia e kryeministrit ka rritur jo vetëm trafikun e Tik- Tokut, por të gjithshkaje që ai ka ndaluar me vendime qeverie.

Pushtetarët kanë vjedhur miliona dollarë, thuhet gjithandej në Tik -Tok.

Po, nga Tik Toku, kryeministri bën deklarata solemne, se ka një qeverisje që e respekton ligjin, se e ka mbyllur platformën, por vetëm bufat e kënetës thonë të kundërtën.

Katastrofa qeveritare është shëndërruar në katastrofe virtuale.

Ky version kaq modern i mashtrimeve publike, po komentohet më së shumti në videot që poston vetë kryeministri në Tik -Tok, për ata që nuk besojnë në suksesin e tij të radhës, mbylljen e Tik Tokut.

Tradita 12 vjeçare e çudirave, ende është e gjallë.

Edi Rama e ka mbyllur Tik Tokun, edhe pse ju vazhdoni ta përdorni./Pamfleti

edi rama tik -toku

Lini një Përgjigje