TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 16:50

Zbardhet atentati ndaj kreut të Komunës në Maqedoni, 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet atentati ndaj kreut të Komunës në Maqedoni, 3 të
Numri i të plagosurve nga sulmi me armë në Haraçinë në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në tre. Automjeti i kryetarit të komunës Ridvan Ibrahimi, u bë shënjestër e të shtënave me armë zjarri.

Të plagosur nga të shtënat mbetën Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, ky i fundit sipas raportimit iu nënshtrua me urgjencë një operacioni. Autori qëlloi me 20 plumba dhe më pas është larguar me një automjet tip “Golf” në drejtim të rrugës Haraçinë-Kumanovë.

Ministria e Brendshme tha se plumbat kishin si objektiv kryetarin e komunës Ritvan Ibrahimi. Sipas informacioneve autori i sulmit thuhet se është i njohur për policinë pasi ka kryer edhe sulme të tjera. Kreu i kësaj komune ka pasur edhe më parë problematika të kësaj natyre, ndërsa muaj më parë subjekti i komunës u mbyll dhe stafi nuk punoi, për shkaqe sigurie.

 

maqedoni e veriut

Lini një Përgjigje