
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
Autorët kanë qëlluar ndaj makinës së kryetarit, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i tij, i cili po dërgohet në spital.
Lajmin e ka konfirmuar për” Kurir”, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Paç Toshkovski.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.
Lini një Përgjigje