TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2024, 14:31

U përplas nga makina teksa priste autobusin, zbardhet emri kush është 21-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
U përplas nga makina teksa priste autobusin, zbardhet emri kush
Pamje nga aksidenti

Dy gra kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy gratë, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy gratë emrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës duke shkaktuar aksidentin, është arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia.

 

elisa doka greqi

Lini një Përgjigje