TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 14:16

Zbardhet vrasja e Aurelio Dervishit, 18-vjeçari pranon se është autor i krimit

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet vrasja e Aurelio Dervishit, 18-vjeçari pranon se është
Viktima, Aurelio Dervishi

Njëri prej 3 të miturve rezulton të jetë autor i vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia tashmë ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Rezulton se Aurelio Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë me vajzën që u bë objekt konflikti dhe i mori jetën. Më herët, vajza ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”.

Aurelio Dervishi u qëllua me thikë në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi te Rrethi i Shkozës, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas krimit. Të rinjtë u arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20 vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Vajza e cila është bërë mollë sherri, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi. Kur autorët kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Ndërsa më pas debati ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

 

Lini një Përgjigje