TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 13:40

Aksident i rëndë në Greqi/ Ndërrojnë jetë dy gra, mjeti hedh në ajër 21-vjeçaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi/ Ndërrojnë jetë dy gra,

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy gra, njëra prej tyre shqiptare.

21-vjeçarja shqiptare dhe 68-vjeçarja po prisnin në stacionin e autobusit, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.

Të dyja i ka tërhequr zvarrë, ndërsa shqiptaren e ka hedhur 10 metra larg.

Konkretisht, një makinë pasagjerësh e drejtuar nga një 64-vjeçar, banues në Naoussa, e cila ishte nisur nga Veria për në Naousa, ka kaluar në drejtim të kundërt dhe ka rënë në strehën e autobusit, në km 6 të rrugës provinciale Veria-Skydra.

“Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur rreth orës 10.00. Drejtuesi i makinës që kalonte në rrugën kryesore të Patridës, duhet të ketë humbur ndjenjat ose e ka zënë gjumi dhe ka rënë në ndalesën ku ndodhej zonja 68-vjeçare dhe vajza 21-vjeçare vjeçare. Zonja vdiq pas pak minutash dhe më vonë vdiq edhe e reja. Urbani ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda ata do të ishin në të. Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha për Protothema presidenti i komunitetit Patrida Veria, Janis Sidiropoulos.

 

Lini një Përgjigje