TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 10:26

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Zbardhen detaje nga sherri i të rinjve, vajza ka qenë në lidhje me shokun e Dervishit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Zbardhen detaje nga sherri i
Viktima, Aurelio Dervishi

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, "molla e sherrit" ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Ditën e djeshme ai ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se dy të rinjtë kanë debatuar në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Autorët kanë goditur me thikë në zemër Aurelio Dervishin. Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Mësohet se të arrestuarit, të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka. Vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me viktimën në momentin e ngjarjes. Kur autorët kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.

Njëri prej të arrestuarve është Fensis Shehu, 20 vjeç. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë.

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Zbardhen detaje nga sherri i
Aurelio Dervishi

 

Lini një Përgjigje