Një 18-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Shkozë pas një sherri me thika midis dy grupe djemsh.
Për pasojë Aurelio Dervishi ka gjetur vdekjen.
Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda nga thika dhe për pasojë ka humbur jetën gjstë transportimit për në spital.
Dyshohet se konflikti me thika midis grupeve të të rinjve ka nisur pas një debati për një vajzë.
Sipas policisë ngjarja e rëndë është shënuar në orën 21:50, tek rrethi i Shkozës.
“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në konflikt, dyshohet se janë përfshirë dy grupe të rinjsh, me nga 3 persona për secilin grup.", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje