TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2024, 22:10

Berat/ Sherr me thika e leva për gërvishtjen e makinës, tre të rinj përfundojnë në spital!

Shkruar nga Pamfleti
Berat/ Sherr me thika e leva për gërvishtjen e makinës, tre
Foto ilustruese

Një sherr mes të rinjsh është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, në lagjen e quajtur ‘Uznovë’. Si pasojë e sherrit 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të rinjtë, pasi kanë gërvishtur automjetet, kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

Kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit tip Ford Fokus, me targa AA 562 CS të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç. Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë. Mësohet gjithashtu se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit, ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat, ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

berat

Lini një Përgjigje