TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2024, 13:52

Sherr në Vlorë mes dy personave, ndërhyn FNSH

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në Vlorë mes dy personave, ndërhyn FNSH
Policia Vlorë

Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia për të shuar konfliktin. Por, njëri prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

Efektivët e policisë e kanë ndjekur me vrap, por nuk kanë mundur ta neutralizojnë.

Janë thirrur përforcime derisa është bërë e mundur gjetja e tij në një  pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshi edhe FNSH.

sherr në vlorë fnsh

Lini një Përgjigje