Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi aksidentoi për vdekje 85-vjeçarin Hasan Selimi.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.
"Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje