TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2024, 13:55

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona; mes tyre dy fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona; mes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy automjete janë përplasur "kokë më kokë" dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, mes tyre 2 fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i Golfit, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin e mjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona; mes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje